referendumi per shfuqizimin e ligjit per zonat e mbrojtura aktivistja thirrje qytetareve jemi ne shesh per mbledhjen e firmave 6a8df22f85c60

Referendumi për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, aktivistja thirrje qytetarëve: Jemi në shesh për mbledhjen e firmave!

August 25, 2026
1 minut lexim

Në protestën e 87-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një aktiviste njoftoi nisjen zyrtare të mbledhjes së nënshkrimeve për referendumin që synon shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura.

Sipas saj, nisma është ndërmarrë nga një grup prej 12 qytetarësh, që synon ta çojë këtë çështje përpara përmes një rruge ligjore dhe demokratike.

“Zyrtarisht kemi filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për referendumin për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura 21/2024. T’i bashkohemi të gjithë për ta shfuqizuar në rrugë ligjore dhe demokratike”, tha ajo.

Ajo bëri thirrje për qytetarët që mbështesin nismën të informohen dhe të kontribuojnë me firmën e tyre.

Aktivistja: Sot kam kënaqësinë t’ju njoftoj se zyrtarisht kemi filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për referendumin për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura 21/2024. Është një nismë që është ndërmarrë nga 12 qytetarë.

Unë jam pjesë e grupit nismëtar, me shpresën që do t’i bashkohemi të gjithë për ta shfuqizuar në rrugë ligjore dhe demokratike, siç është dhe një prej tyre referendumi. Sot doja t’ju njoftoja që jemi në shesh për të mbledhur nënshkrimet.

Kush ka dëshirë, të vijë aty, të marrë informacion dhe të japë firmën për shfuqizimin e ligjit. Ju duhet një kartë ID dhe asgjë më shumë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lamtumire artist mesuesja me fjale prekese per 18 vjecarin nga kosova pas tragjedise ne shengjin 6a8df1d01ef22
Lajmi i mëparshëm

“Lamtumirë, artist!” – Mësuesja me fjalë prekëse për 18-vjeçarin nga Kosova pas tragjedisë në Shëngjin

trump ul flamujt ne gjysmeshtize ne nderim te dolly parton nuk ka pasur kurre si ajo 6a8df2917688e
Lajmi i radhës

Trump ul flamujt në gjysmështizë në nderim të Dolly Parton: Nuk ka pasur kurrë si ajo

Të fundit nga

Prodhuesit e ajvarit kërkojnë respektimin e çmimeve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, u takua në Strumicë me prodhuesit e specit për ajvar, të cilët shprehën shqetësime për grumbullimin dhe plasmanin e prodhimeve. Sipas marrëveshjes
ShkoLartë