trump ul flamujt ne gjysmeshtize ne nderim te dolly parton nuk ka pasur kurre si ajo 6a8df2917688e

Trump ul flamujt në gjysmështizë në nderim të Dolly Parton: Nuk ka pasur kurrë si ajo

August 25, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se flamujt amerikanë do të ulen në gjysmështizë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, në nderim të këngëtares së njohur të muzikës country, Dolly Parton, e cila ndërroi jetë të martën në Nashville, Tennessee, në moshën 80-vjeçare.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump e cilësoi vdekjen e Parton si një humbje të madhe për miliona njerëz dhe tha se ajo ishte një figurë e pazëvendësueshme.

“Me hidhërim të madh njoftoj se Dolly Parton, një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës country të të gjitha kohërave, sapo ka ndërruar jetë. Kjo është një humbje e vërtetë për miliona njerëz. Nuk ka pasur kurrë si ajo dhe nuk do të ketë kurrë më”, shkroi Trump.

Ai njoftoi se flamujt do të qëndrojnë në gjysmështizë për një javë, duke nisur nga ora 18:00 e së martës.

“Pusho në paqe, Dolly! Bota të do”, përfundoi presidenti amerikan.

Një ikonë e muzikës country

Dolly Parton ishte një nga figurat më të rëndësishme të muzikës country, me një karrierë që zgjati më shumë se gjashtë dekada. Ajo u bë e njohur në mbarë botën me hite si “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You”.

Parton fitoi 11 çmime Grammy dhe shiti më shumë se 100 milionë disqe gjatë karrierës së saj. Përtej muzikës, ajo u angazhua edhe në filantropi, veçanërisht përmes programit Imagination Library, që synon nxitjen e leximit te fëmijët përmes shpërndarjes së librave falas.

Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është bërë i ditur.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

referendumi per shfuqizimin e ligjit per zonat e mbrojtura aktivistja thirrje qytetareve jemi ne shesh per mbledhjen e firmave 6a8df22f85c60
Lajmi i mëparshëm

Referendumi për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, aktivistja thirrje qytetarëve: Jemi në shesh për mbledhjen e firmave!

shuhet ne moshen 80 vjecare legjenda e muzikes amerikane dolly parton 6a8df375b788a
Lajmi i radhës

Shuhet në moshën 80-vjeçare legjenda e muzikës amerikane, Dolly Parton

Të fundit nga

Prodhuesit e ajvarit kërkojnë respektimin e çmimeve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, u takua në Strumicë me prodhuesit e specit për ajvar, të cilët shprehën shqetësime për grumbullimin dhe plasmanin e prodhimeve. Sipas marrëveshjes
ShkoLartë