katie price dyshohet se filmoi permbajtje topless per onlyfans 6b01c3429a01b

Katie Price dyshohet se filmoi përmbajtje topless për OnlyFans

November 21, 2026
1 minut lexim

Katie Price raportohet se ka filmuar përmbajtje topless për platformën OnlyFans, ndërsa ishte e prangosur me deputeten e partisë Reform UK, Suella Braverman, gjatë xhirimeve për emisionin e tyre të ri televiziv.

Ish-modelja e njohur, 48 vjeçe, dhe politikania, 46 vjeçe, janë në mesin e pesë çifteve të personazheve të famshëm që janë përzgjedhur për programin e ardhshëm të Channel 4, me titull “Celebrity Handcuffed”. Në këtë format televiziv, njerëz me prejardhje dhe karaktere të ndryshme lidhen me pranga me njëri-tjetrin dhe detyrohen të jetojnë, të flenë e madje edhe të lahen së bashku, për të parë nëse mund të bashkëjetojnë.

Megjithatë, Katie, e cila njihet për aftësitë e saj në biznes, nuk lejoi që java e xhirimeve me Suellën ta pengonte të fitonte para përmes platformës me abonim. Ajo dyshohet se u zhvesh për të realizuar përmbajtje provokuese, duke shkaktuar habi dhe pakënaqësi te deputetja.

Sipas gazetës “The Sun”, Katie, e cila e hapi llogarinë e saj në OnlyFans në vitin 2022, nuk pati asnjë hezitim të ekspozonte gjoksin para kamerave të ekipit të Channel 4, ndërsa njëkohësisht filmonte me telefonin e saj, edhe pse vazhdonte të ishte e lidhur me pranga me ish-ministren e Brendshme.

Image

Një burim ka deklaruar: “Gjatë xhirimeve të ‘Celebrity Handcuffed’, Suella Braverman mbeti mjaft e habitur kur Katie filloi të krijonte përmbajtje për OnlyFans, ndërkohë që ato ishin ende të lidhura me pranga.

Ajo e kishte ngritur bluzën, duke ekspozuar gjoksin, ndërsa kameramani po e filmonte. Për Katie-n, kjo është thjesht pjesë normale e punës – ajo ka abonentët e saj dhe, meqë xhirimet zgjasnin një javë, mendonte se duhej të vazhdonte aktivitetin e saj.”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

revoltohen banoret ne pallanke lopet pushtojne rruget kerkohet nderhyrje urgjente 6b01c33f77aca
Lajmi i mëparshëm

Revoltohen banorët në Pallankë: Lopët pushtojnë rrugët, kërkohet ndërhyrje urgjente!

Të fundit nga

ShkoLartë