mehmeti selimi ne nato jemi te gatshem te japim kontributin tone te drejtperdrejte 6b01c25778557

Mehmeti-Selimi në NATO: Jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë

November 21, 2026
1 minut lexim

Dy deputetet, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në një postim, Mehmeti-Selimi ka ndarë detaje mbi temat që u diskutuan dhe kontributin e Kosovës në këtë takim.

Sipas saj, Kosova është dhe duhet të mbetet pjesë aktive e diskutimeve dhe proceseve që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.

“Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë, si partner i besueshëm i NATO-s dhe i Asamblesë së saj Parlamentare” shkroi ajo.

Ky është postimi i saj:

Në Berlin, në kuadër të Sesionit të 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në cilësinë e udhëheqëses së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s, së bashku me delegacionin tonë, po përfaqësojmë Kosovën në një platformë të rëndësishme të dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Pjesëmarrja jonë është dëshmi e përkushtimit për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e bashkëpunimit parlamentar dhe riafirmimin e orientimit tonë të palëkundur euroatlantik.

Kosova është dhe duhet të mbetet pjesë aktive e diskutimeve dhe proceseve që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë, si partner i besueshëm i NATO-s dhe i Asamblesë së saj Parlamentare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita e dyte per amendamentet e buxhetit deri me tani nuk eshte pranuar asnje amendament nga gjithsej 400 te opozites 6b01c196638f7
Lajmi i mëparshëm

Dita e dytë për amendamentet e buxhetit, deri më tani nuk është pranuar asnjë amendament nga gjithsej 400 të opozitës

kerkojme nentorin e trete protestuesit vijojne marshimin prane kishes katolike qytetari jemi te vendosur kunder kesaj qeverie 6b01c27c6ea66
Lajmi i radhës

“Kërkojmë nëntorin e tretë”/ Protestuesit vijojnë marshimin pranë Kishës Katolike, qytetari: Jemi të vendosur kundër kësaj qeverie!

Të fundit nga

ShkoLartë