kerkojme nentorin e trete protestuesit vijojne marshimin prane kishes katolike qytetari jemi te vendosur kunder kesaj qeverie 6b01c27c6ea66

“Kërkojmë nëntorin e tretë”/ Protestuesit vijojnë marshimin pranë Kishës Katolike, qytetari: Jemi të vendosur kundër kësaj qeverie!

November 21, 2026
1 minut lexim

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa ndalesa e radhës është zona pranë Kishës Katolike.

Studentë, qytetarë dhe mbështetës të shoqërisë civile po protestojnë prej disa orësh kundër qeverisë së Edi Ramës, duke përsëritur kërkesat për largimin e kryeministrit.

Një prej protestuesve, në një prononcim për News24, u shpreh se qytetarët janë të vendosur të vijojnë qëndresën, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen që, sipas tij, po marrin nga drejtuesit e automjeteve gjatë marshimit.

“Kërkojmë nëntorin e tretë! Jemi të vendosur të gjithë si shqiptarë kundër kësaj qeverie. Entuziazmi i shoferëve tregon edhe faktin se ne shqiptarët jemi të bashkuar.

Po shkojmë drejt gjashtë muajve dhe kërkojmë ato pesë pika që janë artikuluar në shesh: dorëheqje, qeveri teknike dhe shfuqizimin e ligjeve kundër shqiptarëve.”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mehmeti selimi ne nato jemi te gatshem te japim kontributin tone te drejtperdrejte 6b01c25778557
Lajmi i mëparshëm

Mehmeti-Selimi në NATO: Jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë

hong kongu sheh mundesi per te nxitur ekonomine blu 6b01c2883e511
Lajmi i radhës

Hong Kongu sheh mundësi për të nxitur ekonominë blu  

Të fundit nga

ShkoLartë