revoltohen banoret ne pallanke lopet pushtojne rruget kerkohet nderhyrje urgjente 6b01c33f77aca

Revoltohen banorët në Pallankë: Lopët pushtojnë rrugët, kërkohet ndërhyrje urgjente!

November 21, 2026
1 minut lexim
lop 1

Banorët e Kriva Pallankës kanë dalë në protestë për shkak të lopëve që enden lirshëm nëpër rrugët e qytetit, duke krijuar shqetësime për sigurinë dhe qarkullimin.

Protestuesit kërkojnë nga institucionet kompetente që sa më parë të gjejnë një zgjidhje për këtë problem, i cili, sipas tyre, po u vështirëson përditshmërinë.

Prania e vazhdueshme e kafshëve në rrugë është kthyer në shqetësim për banorët, të cilët kërkojnë përgjegjësi dhe masa konkrete, e jo vetëm premtime.

“Mjaft më me lopët nëpër rrugë!” – Shpërthen revolta në Kriva Pallankë, banorët dalin në protesta!

Banorët e Kriva Pallankës dhe fshatrave përreth kanë dalë në protesta, duke kërkuar zgjidhje urgjente për rreth 1.000 krerë bagëti që enden të pakontrolluara nëpër qytet dhe zonat përreth.

Nën moton “Për siguri, mbrojtje të pronës dhe zbatim të ligjit”, protestuesit kërkojnë që institucionet kompetente të zbatojnë vendimin për konfiskimin e bagëtive dhe t’i japin fund këtij problemi shumëvjeçar.

Lopët, sipas banorëve, po shkatërrojnë të mbjellat, pemishtet dhe pronat private, ndërsa prania e tyre në rrugë rrezikon edhe sigurinë e trafikut.

Kryetari i komunës, Sashko Mitovski, ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve shtetërore, duke theksuar se banorëve u ka humbur durimi.

Protesta vjen pas vitesh ankesash dhe mosmarrëveshjesh institucionale, ndërsa qytetarët kërkojnë që përgjegjësit të mos ia kalojnë më njëri-tjetrit fajin, por të ofrojnë zgjidhje konkrete.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rutte nato do te mbroje cdo pellembe te territorit polak 6b01c2b812e85
Lajmi i mëparshëm

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

katie price dyshohet se filmoi permbajtje topless per onlyfans 6b01c3429a01b
Lajmi i radhës

Katie Price dyshohet se filmoi përmbajtje topless për OnlyFans

Të fundit nga

ShkoLartë