Reagon ashpër Agim Ademi: Kinse e paskam sulmuar fizikisht drejtorin për marrëdhënie me jashtë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, reagon ashpër, duke thënë se as që e ka sulmuar Artan Govori.

Ai ka reaguar përmes profilit të tij të në facebok, duke zbardhur të vërtetën.

“Sot mediat raportuan me nguti dhe me tituj bombastik për kinse një ekses në FFK. Aty raportohet se, unë, si president i FFK-së, kinse e paskam sulmuar fizikisht drejtorin për marrëdhënie me jashtë, Artan Govorin. 

Por, kjo është një tjetër e pavërtetë dhe një tjetër inskenim i atyre që po bëjnë në vazhdimësi shantazhe e gjëra të tilla me qëllim të dëmtimit të imazhit tim dhe njëkohësisht të Federatës, por edhe të procesit zgjedhor në FFK. 

Nuk është aspak e vërtetë ajo që po aludohet për ekses dhe për asnjë prekje fizike, thjesht ishte një debat për punët e përditshme në federatë. Për këtë ka dëshmitarë brenda federatës. 

Të gjitha palët që dëshirojnë të përfitojnë nga inskenimet e tilla, ua bëj me dije se vullneti i 44 delegatëve të Kuvendit të FFK-së nuk mund të ndryshojë me presione e shantazhe dhe as me shpifje të tilla nga njerëz e grupe të interesit. 

Unë do të vazhdoj punën time me ndershmëri dhe nuk do të lejoj të bie pre e shantazhuesve që për qëllim kanë kapjen e FFK-së”, reagon Ademi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Dënime për ata që spekulojnë me çmimet

Story i radhës

Sullivan bisedon me homologun rus

Të fundit nga