Kovaçevski: Dënime për ata që spekulojnë me çmimet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëron dënime për të gjitha kompanitë që spekulojnë me çmimin e derivateve të naftës. Ai thotë se çmimi përcaktohet në bazë ditore nga Komisioni Rregullator për Energjetikë e duhet respektuar.

“Disa nga kompanitë që operojnë në tregun e naftës dhe derivateve të naftës, kanë shfaqur sjellje spekulative. Është sanksionuar menjëherë nga shërbimet përkatëse të inspektimit dhe disa që deri në fund të ditës kur pritej rritja e naftës, jepnin karburant gjatë gjithë kohës, kanë pësuar edhe humbje. Metodologjia është e tillë që nuk mund të manipulohet dhe të gjitha çmimet që përcaktohen rregullohen sipas asaj metodologjie.”,- tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi: Sonte pritet të ulet sërish çmimi i naftës

Story i radhës

Reagon ashpër Agim Ademi: Kinse e paskam sulmuar fizikisht drejtorin për marrëdhënie me jashtë

Të fundit nga