Raporti javor: Vazhdon ulja e infektimeve me Covid-19

March 15, 2022
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar raportin javor, për gjendjen me Covid-19 në vend.

Sipas raportit, në periudhën 7 mars deri 13 mars 2022, janë bërë gjithsej 15.264 testime, ndërsa raste pozitive kanë rezultuar 1.818, që paraqet ulje prej 27.4 përqind në krahasim me javën paraprake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 983; 54,1%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 167,6. Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 505, 27.8%). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç (n = 60; 3.3%). Sipas algoritmit të ri të shërimit, gjatë javës së fundit 2400 persona kanë fituar statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në mjekim në shtëpi. Janë raportuar gjithsej 267 riinfeksione, që paraqet rënie prej 28,2% krahasuar me javën e kaluar. Më tej theksonet se janë regjistruar edhe 34 vdekje në 13 qytete të ndryshme, që gjithashtu paraqet ulje prej 33.3% në krahasim me javën e kaluar”, thuhet në raport.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SPAK mbyll hetimet, dërgon në gjyq Thoma Gëllçin

Story i radhës

Zelensky: Bisedimet janë duke shkuar “shumë mirë”​

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë