Zelensky: Bisedimet janë duke shkuar “shumë mirë”​

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se bisedimet e paqes me Rusinë – tani në rundin e tyre të katërt – do të vazhdojnë të martën në Turqi.

Në një video-adresim të postuar në Facebook, ai tha se është informuar se bisedimet janë duke shkuar “shumë mirë”.

“…por, le të shohim”, shtoi ai.

Zelensky po ashtu tha se forcat pushtuese ruse janë “të hutuara” dhe se “nuk kanë pritur një rezistencë të tillë nga Ukraina”.

“Ato ikin nga fusha e betejës. I braktisin pajisjet”, tha Zelensky.

“Ne i marrim pajisjet dhe i përdorim për të mbrojtur Ukrainën. Sot, trupat ruse janë në fakt një prej furnizuesve të ushtrisë sonë”, shtoi ai.

Zelensky falënderoi po ashtu civilët rusë, që, siç tha, protestojnë dhe përpiqen të përhapin të vërtetën rreth luftës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raporti javor: Vazhdon ulja e infektimeve me Covid-19

Story i radhës

Ukraine Launches Crypto Fundraising Site With FTX as Donations Slow Down

Të fundit nga