SPAK mbyll hetimet, dërgon në gjyq Thoma Gëllçin

SPAK ka mbyllyr hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-drejtorin e përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçin për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Të pandehur për shkelje të barazisë në tendera u morën anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Murja.

Gëllçi e apeloi masën arrest me burg të vendosur më herët nga Shkalla e Parë, duke kërkuar një masë më të butë sigurie. Si argument përdori problemet shëndetësore, dhe se është person që nuk mund të prishë provat e mbledhura nga SPAK apo të largohet jashtë territorit shqiptar. Por, kjo kërkesë e Gëllçit u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila vendosi të lërë në fuqi arrestin në burg.

Po me të njëjtën masë do të vijojnë të hetohen edhe dy vartësit e tij. Ndërsa një person i tretë është shpallur në kërkim.

Toma Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa vartësit për shkelje të barazisë në tendera. Gëllçi kishte hapur tenderin me vlerë 87 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro dhe ka favorizuar kompaninë TBS 96 të fitojë këtë tender.

Në garë ishin dy operatorë, kompania TBS 96 dhe Euro Kontakt SH.P.K. Që të dy këto subjekte kishin mangësi në dokumenta. Edhe pse Euro Kontakt hyri në garë me 20 milionë të reja më pak se TBS u skualifikuara nga gara. Për këtë vendim ky subjekt bëri kallëzim në prokurorinë e Tiranës për procedurat e ndjekura në tender.

Sipas SPAK, blerjet e pajisjeve janë kryen pa u marrë miratimi nga AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjobë 500 e 300 euro ndaj dy shoferëve në Ferizaj, vozitën nën ndikimin e alkoolit

Story i radhës

Raporti javor: Vazhdon ulja e infektimeve me Covid-19

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez