Rama për ukrainasit e ikur në Evropë: Do të jenë mirë, sepse nuk janë myslimanë!

March 12, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ishte në Forumin e Diplomacisë të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ka dhënë një përgjigje goditëse pyetjes së gazetares së televizionit A Haber për arratisjen e ukrainasve nga Ukraina drejt vendeve europiane.

Në pyetjen e gazetares: “Shumë njerëz u detyruan të iknin nga Ukraina në vendet evropiane. A keni edhe ju një plan?”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj: “Mendoj se do të jenë mirë. Sepse nuk janë myslimanë. Prandaj gjendja e tyre do të jetë e mirë”.

Forumi Diplomatik i Antalias është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë.

Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalias është “Rikodimi i diplomacisë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA, sanksione ndaj miliarderit rus, familjes së Peskovit dhe anëtarëve të Dumës

Story i radhës

Horoskopi ditor, e shtunë 12 mars 2022

Të fundit nga

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu” Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp
ShkoLartë