ancelotti ta mbyllim 2024 en me fitore 676701213451f

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

December 21, 2024
1 minut lexim

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu”

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Sevillas:

“Ne kthehemi në shtëpi pas shumë ndeshjeve jashtë. Përfundimi i vitit këtu, me tifozët tanë, është shumë emocionues. Duam ta mbyllim mirë. Sevilla është një ekip rival që tregohet konkurrues në të gjitha ndeshjet”.

“Ne kemi një objektiv shumë të qartë, ta mbyllim 2024-ën me fitore. Ishte një vit fantastik dhe i paharrueshëm. Nuk e di nëse do të jetë i papërsëritshëm, por mendoj se mund të përsëritet nëse të gjithë jemi të aftë të bëjmë më të mirën”.

“Fitimi i Champions është gjithmonë momenti më i lumtur. Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më i trishtuar është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu. Mbappe? Periudha e tij e përshtatjes ka përfunduar. Ai ka treguar tashmë një version të mirë dhe ende mund të përmirësohet. Është i motivuar, i emocionuar dhe i lumtur që është këtu”.

“La Liga? Do të jetë një kampionat shumë më konkurrues se vitet e fundit. Atletico do të luftojë sepse i ka të gjitha burimet për ta bërë këtë dhe do të përpiqet të fitojë. Do të jetë shumë argëtuese deri në fund. Këtë vit mund të fitohet me më pak se 90 pikë”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

dphm nga dita e hene pritet te kete reshje te bores ne rmv 6767006d34f68
Story i mëparshëm

DPHM: Nga dita e hënë pritet të ketë reshje të borës në RMV

be miraton ndertimin e shtate fabrikave te al ne te gjithe evropen ne cilat shtete do te ndertohen dhe cfare duhet te presim nga to 676702132aa03
Story i radhës

BE miraton ndërtimin e shtatë fabrikave të Al në të gjithë Evropën – në cilat shtete do të ndërtohen dhe çfarë duhet të presim nga to?

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë