Horoskopi ditor, e shtunë 12 mars 2022

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

E shtuna është një ditë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta, por bëni kujdes me fjalët që thoni. Në punë po bëhen ndryshime, ndaj përvshni mëngët dhe shtrohuni në punë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Kjo fundjavë është shumë interesante, mjafton të kuptoni se me kë dëshironi të qëndroni. Pas disa muajve të lodhshëm, do të bëni pak pushim në punë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Mos neglizhoni takimet e reja në dashuri, edhe nëse disa histori të së shkuarës po përmirësohen. Në punë gjithçka duket shumë e vështirë, por mos u dorëzoni, jeni afër një momenti të rëndësishëm.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Jeni të gatshëm për të shijuar dashurinë, por dicka ju pengon. Ndërsa në punë, duhet të prisni rezultatet të paktën deri javën e ardhshme.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Të dashuruarit duhet të mbajnë vath në vesh një këshillë. Tregohuni të kujdesshëm, vecanërisht nëse ka të afërm në mes. Nëse keni biznes, mund të përballeni me disa diskutime por do ia dilni t’i zgjidhni.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Situata e përgjithshme ju fton të qëndroni të qetë dhe të studioni me kujdes lëvizjet tuaja në dashuri. Në punë, jini vetvetja dhe mos hezitoni të tregoni idetë tuaja.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Ju keni dëshirën që të riktheheni dhe të jeni dominues në historinë e dashurisë. Në punë, jeni në kërkim të motivimit, ndaj vlerësoni me kujdes ofertat e reja.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Nëse ka pasur një problem kohët e fundit, atëherë të shtunën dhe të dielen mund ta zgjidhni atë. Nëse jeni dashamirës ndaj një kolegu, diçka mund të jetë duke u liruar këto ditë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ditët në vijim do të jenë shumë të mira në dashuri, falë ndikimit të Venusit dhe Marsit. Shmangni hapat e rrezikshëm, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Hëna nuk është në shenjën tuaj, ndaj do të hasni probleme gjatë sqarimit të debateve që keni pasur. Nëse po punoni me partnerë, është mirë që të përcaktoni pozicionin e secilit.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Padyshim që këtë fundjavë do të kënaqeni, do të keni mundësi të shkëlqyera në dashuri. Do të keni shumë vështirësi në punë, por mos u dorëzoni.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Është një ditë që më në fund ju jep më shumë emocione dhe ju ndjeni një dëshirë të madhe për t’u dashuruar. Në punë, pas kaq shumë problemeve, më në fund duket ‘drita në fund të tunelit’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama për ukrainasit e ikur në Evropë: Do të jenë mirë, sepse nuk janë myslimanë!

Story i radhës

Ukraina nën sirenat e luftës

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish