bastisje ne tetove dhe rrethine jane gjetur mbi 75 000 lende piroteknike 6766ef17c2c5e

Bastisje në Tetovë dhe rrethinë, janë gjetur mbi 75.000 lëndë piroteknike

December 21, 2024
1 minut lexim

Tetovë, 21 dhjetor – Zyrtarë policorë sot kanë bastisur disa objekte në Tetovë dhe rrethinë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar mbi 75 mijë copë lëndë piroteknike dhe 346 kilogramë duhan.

-Sot në periudhën nga ora 09:30 deri në ora 14:20, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatësit kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet tjera të personit B.A.(40) në fshati Sellcë të Tetovës, si dhe në shtëpi dhe hapësira të tjera të personit M.D. (43) nga i njëjti fshat, si dhe në një dyqan dhe në tri tezga të improvizuara në Tetovë, në pronësi të personave S.M. (35) dhe M.A. (54) të dy nga Tetova dhe J.N. (56) nga fshati Bukoviq, Shkup. Gjatë bastisjeve u gjetën 75.889 copë lëndë piroteknike dhe 346 kilogramë duhan”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB potencojnë se personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të dorëzohet kallëzim përkatës.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

mpb bastisje ne rajonin e tetoves konfiskohen mbi 75 000 cope mjete piroteknike 6766ee626ec7a
Story i mëparshëm

MPB: Bastisje në rajonin e Tetovës – konfiskohen mbi 75.000 copë mjete piroteknike!

reshje debore ne zonat malore te juglindjes ja cfare paralajmerojne meteorologet 6766f403b2a11
Story i radhës

Reshje dëbore në zonat malore të juglindjes, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët!

Të fundit nga

ShkoLartë