Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Në një mesazh në X, Rama ka theksuar se në një moment zie për vendin, të gjithë institucionet, mediat dhe portalet, duhet të tregojnë përmbajtje, dhe përgjegjësi në raportim.
Ai ka bërë apel që publikimi i imazheve të ngjarjeve të tilla nuk shërbejnë për informim, por vetëm sa shton dhimbjen e familjeve të prekura.
Mesazhi i plotë:
Ndërsa i gjithë vendi është në zi për këtë ngjarje dhe drejtësia po bën punën e saj me autorin e krimit, është detyrë e të gjithëve, por veçanërisht e mediave dhe portaleve, të tregojnë përmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjësi. Publikimi ose përhapja e imazheve grafike nuk informon, por vetëm sa shton dhimbjen e atyre që po përballen me një humbje të pariparueshme dhe e shndërron botën e informacionit në një spektakël. Respekti për dinjitetin njerëzor dhe dhimbja e atyre që preken drejtpërdrejt duhet të jetë mbi çdo sensacionalizëm apo klikim. Le të tregojmë solidaritet, humanizëm dhe dhembshuri në një ditë tragjike si kjo.
Burimi: botasot.info


