gervalla kujton agim ramadanin heronjte e lirise kane vetem ditelindje 69f7a3475ebf6

Gërvalla kujton Agim Ramadanin: Heronjtë e lirisë kanë vetëm ditëlindje

May 3, 2026
1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kujtuar heroin e Kosovës, Agim Ramadani, në 63-vjetorin e lindjes së tij, gjatë një manifestimi të mbajtur në Zhegër të Gjilanit.

Gërvalla tha se Ramadani ishte një “fisnik, vizionar dhe strateg i lirisë”, duke theksuar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë kthyer idealin e lirisë në realitet historik për Kosovën.

Ajo bëri të ditur se në këtë ditë përkujtimore u organizua një manifestim tradicional, ku morën pjesë qytetarë nga pjesë të ndryshme, në nderim të jetës dhe veprës së tij.

“Sot, sikur të ishte gjallë, Agim Ramadani do të mbushte 63 vjeç. Një jetë e ndërprerë herët, por e kthyer në përjetësi përmes veprës dhe sakrificës së tij, në këmbim të më të shtrenjtës – lirisë”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo shtoi se komandanti i njohur me nofkën “Katana” nuk e humbi kurrë besimin në liri dhe drejtësi, ndërsa theksoi se sakrifica e tij dhe e të gjithë heronjve të Kosovës mbetet udhërrëfyes për të ardhmen e vendit.

“Sot e përherë i këndojmë Agimit. Sepse heronjtë e lirisë së Kosovës kanë vetëm ditëlindje”, u shpreh Gërvalla.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bdi ne bruksel ngre alarm per rrugen drejt be se osmani rrezikohet marreveshja e ohrit dhe integrimi evropian 69f7902cb68ff
Lajmi i mëparshëm

BDI në Bruksel ngre alarm për rrugën drejt BE-së! Osmani: Rrezikohet Marrëveshja e Ohrit dhe integrimi evropian

rama ne kete moment zie per vendin mediat te tregojne pergjegjesi dhe ndjeshmeri 69f7a3722d284
Lajmi i radhës

Rama: Në këtë moment zie për vendin, mediat të tregojnë përgjegjësi dhe ndjeshmëri

Të fundit nga

Malbora përjashtohet nga Ferma VIP

Ferma VIP u shoqërua me një zhvillim të papritur ditën e sotme (e diel) që tronditi banorët dhe publikun. Malbora Gurra, një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni, është përjashtuar
ShkoLartë