gjermania dhe shba me qendrim te perbashket ndaj iranit 69f7a3ef7256c

Gjermania dhe SHBA me qëndrim të përbashkët ndaj Iranit

May 3, 2026
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul ka thënë se ka folur në telefon me homologun e tij iranian, Seyed Abbas Aragchi.

Ai tha se Berlini dhe Uashingtoni “ndajnë të njëjtin qëllim”, duke shtuar se Gjermania “mbështet një zgjidhje të negociuar”.

“Irani duhet të heqë dorë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme nga armët bërthamore dhe të hapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit”, tha Wadephul.

Kjo vjen pas një ‘përplasjeje’ midis Donald Trump dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Merz tha se Irani i kishte “poshtëruar” SHBA-të kur i kishte bindur zyrtarët të udhëtonin në Pakistan dhe ata u detyruan të largoheshin pa rezultate.

Trump u përgjigj duke akuzuar Merzin për tolerimin e një Irani të armatosur bërthamor dhe duke i thënë atij të rregullonte “vendin e tij të shkatërruar”.

Të premten, Pentagoni njoftoi se SHBA-të do të tërheqin 5,000 trupa nga Gjermania. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rama ne kete moment zie per vendin mediat te tregojne pergjegjesi dhe ndjeshmeri 69f7a3722d284
Lajmi i mëparshëm

Rama: Në këtë moment zie për vendin, mediat të tregojnë përgjegjësi dhe ndjeshmëri

malbora perjashtohet nga ferma vip 69f7a5226d628
Lajmi i radhës

Malbora përjashtohet nga Ferma VIP

Të fundit nga

Malbora përjashtohet nga Ferma VIP

Ferma VIP u shoqërua me një zhvillim të papritur ditën e sotme (e diel) që tronditi banorët dhe publikun. Malbora Gurra, një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni, është përjashtuar
ShkoLartë