malbora perjashtohet nga ferma vip 69f7a5226d628

Malbora përjashtohet nga Ferma VIP

May 3, 2026
1 minut lexim

Ferma VIP u shoqërua me një zhvillim të papritur ditën e sotme (e diel) që tronditi banorët dhe publikun.

Malbora Gurra, një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni, është përjashtuar nga gara për çmimin e madh.

Vendimi u bë i ditur përmes një zarfi nga produksioni, i cili u lexua brenda fermës dhe shkaktoi reagime të menjëhershme.

Në njoftim thuhej se arsyeja e skualifikimit lidhet me “shkelje të përsëritura të rregullave” gjatë qëndrimit të saj.

Përjashtimi ka ndezur menjëherë diskutimet në rrjetet sociale, veçanërisht në faqen zyrtare të programit në Instagram.

Një pjesë e fansave u shprehën të zhgënjyer, duke e konsideruar Malborën si një kandidate të fortë për finalen dhe duke e quajtur largimin e saj një vendim të gabuar.

Në të njëjtën kohë, në komente u ngritën edhe dyshime për standarde të dyfishta, pasi disa ndjekës pretendojnë se konkurrentë të tjerë, të përmendur shpesh me emra si Gresa, Adi apo Ola, kanë thyer rregullat më herët, por nuk janë ndëshkuar në të njëjtën mënyrë. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjermania dhe shba me qendrim te perbashket ndaj iranit 69f7a3ef7256c
Lajmi i mëparshëm

Gjermania dhe SHBA me qëndrim të përbashkët ndaj Iranit

perfshirja e te gjithe vaksina ne rmv eshte nen pragun prej 95 perqind rritje e vogel tek hpv vaksinimi 69f7ac4cc55d5
Lajmi i radhës

Përfshirja e të gjithë vaksina në RMV është nën pragun prej 95 përqind, rritje e vogël tek HPV vaksinimi

Të fundit nga

ShkoLartë