Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në samitin e udhëheqësve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Për në samitin që mbahet në Greqi, do të marrin pjesë 13 kryetarë dhe drejtues qeverish.
Samiti do të përqendrohet në trajtimin e temës për thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Qëllimi është krjimi i mundësive për të garantuar qëndrueshmëri, zhvillim ekonomik dhe paqe rajonale, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe ndikimet në Evropën Juglindore janë gjithashtu temë e samitit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc dhe presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel do të jenë gjithashtu pjesëmarrës.