aksioni per laboratoret e kokaines detaje te reja nga operacioni i spak 8 te arrestuar zbulohet identiteti i njerit prej anetareve te grupit kriminal 6738835f8f722

Aksioni për laboratorët e kokainës/ Detaje të reja nga operacioni i SPAK, 8 të arrestuar, zbulohet identiteti i njërit prej anëtarëve të grupit kriminal

November 16, 2024
1 minut lexim

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin antidrogë gjatë natës në Tiranë dhe disa zona të tjera.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, është zbuluar një laborator në Tiranë. Për këtë konfirmohet zyrtarisht se është përshtatur një banesë si vend që do përpunohej lënda kokainë, në Qerekë janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën e kokainës, ende nuk jepet asnjë e dhënë për këtë operacion se sa është sasia e drogës së kapur kokainë dhe identiteti i personave të arrestuar, ata janë sjellë në ambientet e policisë gjatë natës.

Operacioni vijon edhe në qytete të tjera, në Durrës dhe Kavajë për shkak se grupi përdorte zona të ndryshme dhe objekte të ndryshme duke e zhvendosur vendin ku përpunohej kokaina. Burime jo zyrtare thanë se kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine, një linjë e njohur për grupe të tjera kriminale.

Ka përgjime dhe vëzhgime ambientale, deri më tani autoritetet ia kanë dalë mbanë ta ruajnë sekretin hetimor dhe do të ketë një njoftim zyrtar në vijim. Njëri prej anëtarëve të grupit kriminal është Aldi Zonja. Ndaj personave të tjerë gjykata ka aprovuar kërkesën e masave të SPAK për urdhër ndalimi. Operacioni vijon ende në Nikël dhe periferi të Tiranës dhe Shqipërinë e mesme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

nuer arsllani drejtor i ri ne muzeun e alfabetit ne manastir 673881715deae
Story i mëparshëm

Nuer Arsllani drejtor i ri në Muzeun e Alfabetit në Manastir

e pazakonte norvegjezi kapi nje nendetese amerikane ne vend te nje peshku 67388492d33e3
Story i radhës

E pazakontë/ Norvegjezi kapi një nëndetëse amerikane në vend të një peshku

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë