Rama në Bruksel, parlamenti diskuton nesër për çmimet

Parlamenti në seancën e ditës së nesërme do të diskutojë mbi rritjen e çmimeve dhe masat që ka marrë qeveria. Në rendin e miratuar nga Konferenca e Kryetarëve është parashikuar 3 orë debat për kërkesën e PD-së për të zhvilluar mocion për situatën aktuale të çmimeve.

Partia Demokratike i ka vlerësuar masat anti-krizë të qeverisë të pamjaftueshme. Sipas selisë blu Paketa Sociale e Qeverisë është një lëmosh dhe nuk ndihmon sa duhet shtresat më të prekura nga kriza.

Njëherësh është parashikuar të zhvillohet dhe Interpelanca e kërkuar nga Komisioni i Rithemelimit për të njëjtën çështje.

Debati i opozitës do të zhvillohet megjithatë me ministrat pasi kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në seancë.

Rama do të jetë nesër në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e Jashtëzakonshëm të NATO-së, që mblidhet për situatën në Ukrainë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Adnan Januzaj në bisedime me gjigantin italian

Story i radhës

Ndërron jetë veterani e invalidi i luftës së UÇK-së, Nusret Musliu

Të fundit nga