​Adnan Januzaj në bisedime me gjigantin italian

Pas Divock Origit të Liverpool-it, Milani raportohet se tani është në bisedime për të nënshkruar me Adnan Januzaj si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.

Ka raporte të shumta në Itali dhe Angli se Milani është afër marrëveshjes për kushtet personale me Origin, kontrata e të cilit me Liverpoolin do të skadojë më 30 qershor.

Tani gazetari i transferimeve të “Sportitalia”, Rudy Galetti sugjeron se një tjetër sulmues me çmim të ulët mund të jetë gati t’i bashkohet skuadrës për të forcuar radhët e tyre.

Januzaj do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi kontrata e tij me Real Sociedadin mbaron. Shkathtësia e tij është një aset i dobishëm, i aftë për të luajtur në të djathtë, të majtë ose pas sulmuesit kryesor.

Sapo ka mbushur 27 vjeç, ai është ende relativisht i ri, por me përvojë në Manchester United, Sunderland dhe Borussia Dortmund.

Januzaj kontribuoi vetëm me katër gola dhe tre asistime në 36 ndeshje për Real Sociedadin këtë sezon. Sipas këtij raporti, kanë qenë Januzaj dhe përfaqësuesit e tij ata që i janë afruar Milanit dhe jo anasjelltas.

Ai gjithashtu është lidhur me Napolin si zëvendësues i Lorenzo Insignes që pritet të ndryshojë skuadër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Publikohet ‘Hayat’ nga Bardhi dhe Azet

Story i radhës

Rama në Bruksel, parlamenti diskuton nesër për çmimet

Të fundit nga