Rama: Gjysmën e parave të fushatës do t’i vëmë në dispozicion të mbjelljes së fidanëve

Gjysma e parave të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit do të vihen në dispozicion për mbjelljen e fidanëve. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës që mbajti në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, me qëllim uljen e nivelit të karbonit.

“Jemi para zgjedhjeve dhe do të marrim vendim se duke qenë se gjysma e fushatës sonë përkon me periudhën e fundit të mbjelljeve të gjitha takimet e mitingjet tona do të jenë vetëm për mbjellje dhe paratë e fushatave do të shkojnë për mbjellje. Mendoj që kjo do të jetë fushatë me zero karbon për gjysmën e saj.

Duke qenë se fushata fillon me 14 Prill dhe mbaron me 14 Maj, duke qenë se është koha e fundit për të mbjellë fidanë paratë e fushatës për podiume, mitingje, mikrofona, ndotje akustike do t’i bëmë në dispozicion të blerjes dhe mbjelljes së fidanëve. Pastaj dy javët e fundit do të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë.

Mbase do ta marrin edhe vendet e Evropës këtë model.”, u shpreh Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

6-vjeçarja Jana ka marrë trajtimin e duhur/ Në raportin e Komisionit qëndron se ka pasur Kovid para 6 muajve

Story i radhës

Çitaku e kritikon Prokurorinë: I sulmoi mediet, veprim në panik pas masovitetit të marshit për drejtësi

Të fundit nga