Çitaku e kritikon Prokurorinë: I sulmoi mediet, veprim në panik pas masovitetit të marshit për drejtësi

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar një status në profilin e saj në Facebook, ku ka komentuar një deklaratë të avokatit të viktimave, i cili kritikoi mediet për raportimet e tyre kritike. Sipas Çitakut një sulm i tillë vjen para së gjithash si veprim në panik, i cila panikë vjen si pasojë e marshit të djeshëm për drejtësi.

“Mes tjerash, Prokuroria në Hagë sot i paska sulmuar edhe mediat. Kjo para së gjithash si veprim në panik, pas masovitetit të marshit të djeshëm. Bravo. Drejtësi se jo mahi.” – shkroi ai.

Ndryshe, avokati i viktimave, Simon Laws, në seancën gjyqësore që ka filluar sot në Hagë kundër katër krerëve të UÇK-së, duke folur për klimën në Kosovë, ka akuzuar mediat që kanë kritikuar punën e Gjykatës Speciale.

“Ka edhe pjesë të medias në Kosovë që përpiqen të hedhin hije dyshimi mbi punën e kësaj Gjykate. Do të shohim përmes dëshmitarëve këtu që në fakt nuk është një qasje me të cilën pajtohen. Përkundrazi. Ndjehen edhe më të fortë, se të paktën më në fund kjo Gjykatë ju ofron njëfarë llogaridhënie. Shumë viktima besojnë se shumica e personave në Kosovë nuk i gjykojnë viktimat në këtë formë, por i mbështesin ata siç mbështesin këtë Gjykatë. Por, ata nuk janë zërat që dëgjohen më shpesh në publik apo në media. Ata janë shumica që hesht”, ka deklaruar ai.

Story i mëparshëm

Rama: Gjysmën e parave të fushatës do t’i vëmë në dispozicion të mbjelljes së fidanëve

Story i radhës

Zhvillimet e fundit në Ukrainë: Finlanda do të anëtarësohet në NATO të martën

Të fundit nga