Kriza politike është një fakt, por ndryshe nga krizat e mëparshme, ajo zhvillohet në kushtet e inflacionit, krizës sociale, ekonomike dhe ushqimore të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Kështu deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, para gazetarëve.
Kreu i shtetit bullgar beson se partitë e përfaqësuara në Kuvend duhet të gjejnë sa më parë një rrugëdalje nga situata, sepse duhet “qeverisje e përgjegjshme dhe e qëndrueshme”.
“Përderisa partitë kërkojnë formimin e shumicës qeverisëse, kabineti duhet të sigurojë pagesa sociale dhe mbështetje për biznesin, të mbajë veton ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me kornizën e miratuar nga Kuvendi Kombëtar dhe të sigurojë funksionimin e shtetit”, tha Radev.