Zgjedhjet studentore ne UP, deri në ora 12:00 në votim marrin pjesë 6195 studentë

Sot po mbahen zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës përmes votimit elektronik dhe ORCA ka angazhuar monitorues për ta mbikëqyrur atë.

Deri në orën 12:00 në votim kanë marrë pjesë 6195 studentë votues nga 25 629 votues sa kanë mundësi votimi. Pjesëmarrja në zgjedhje e shprehur në përqindje është 24.17%.

Nga ora 8:30 deri në orën 10:45 ka pasur një bllokim sistemi si pasojë e ushtrimit të nivelit të dytë të sigurisë përmes emailave që ka rezultuar me bllokimin e përkohshëm të procesit.

Monitoruesit e ORCA-s e kanë parë nga afër këtë situatë. Deri në momentin e bllokimit kanë qenë të regjistruara 1068 vota. Në momentin e zhbllokimit të tij janë shtuar vetëm edhe 6 vota të cilat kanë mbetur pa u procesuar në kohën e bllokimit.

Ky numër i vogël i votave të ardhura pas bllokimit tregon se bllokimi prej 2 orë e 15 minutash nuk është sulm jashtëm apo tentativë për manipulim nga jashtë, prandaj ORCA fton studentët që kanë pasur vështirësi, ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit dhe zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Radev: Kabineti ta mbajë veton për Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Do e mbështesë Gjermania “Open Balkan”? Kështu përgjigjet Scholz në Prishtinë

Të fundit nga