Qeveria “nën hije” kërkon ndihmën e veteranëve!

min lexim

Bane llugë tanë Kosovën, se nuk rrihet “nën hije” edhe pa pushtet! Jemi t’lindur për pushtet more….por askush s’po n’a beson, se sot jemi në një krizë të thellë! Shumë keq është kah bëhet! Fol e rruaj ve i thuhet kësaj pune, këtu “nën hije” kur askush s’po e merr për t’madhe këtë vuajtje, këtë durim të pa fund! Fati ynë është n’duar t’juaja o veteranë!

Teposhtëza s’po mer fund, por ju jeni shpresa e fundit (për pasurinë tonë)! Nëse vërtetë i dëgjoni klithmat e vuajtjet tona që nuk jemi aty ku duhet, vërtetë e kuptoni hallin tonë.

Ishim njëzetvjet në pushtet por “dyja e rrejshme ishte ajo”, dhe mos gaboni me n’a akuzue se mjatë u kemi ndihmue, kur nga balta disa e kemi mbarue! Por mos harroni edhe këtë; se ne jemi ende shefa të shefave, prandaj premtimi ynë për ju veteranët është se kemi qumsh zogu t’kombinuar me qumësht blete për këtë t’mirë, për këtë ndihmë, nëse njëmend doni t’na nxjerrni nga kjo hieja e mrizit!

Ju nuk e keni idenë se sa të pasur jemi, prandaj vetëm vazhdoni, shpërblimin e keni të garantuar!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Erërat e forta marrin çdo gjë përpara në Kukës

Story i radhës

Vendet islame kritikojnë ashpër Indinë pas komenteve fyese ndaj Islamit

Të fundit nga