Sipas shumë vëzhgueseve politikë vendorë dhe ndërkombëtarë, Kosova aktualisht ka një qeveri jo profesionale, të papërvojë si dhe inerte, e cila duket qartë se nuk ka aftësi dhe guxim të mjaftueshëm të merr vendime me rëndësi politike,konform interesave nacionale dhe shtetërore të Kosovës, meqë i mungon vizioni, platforma, programi si dhe strategjia politike dhe diplomatike për të qenë promotor i vërtetë i zhvillimeve të gjithanshme të shtetit dhe shoqërisë kosovare !
Për konstatimet e cekura më lartë mund të sjellim shembuj me bollëk, madje dhe eklatant, se si kjo qeveri në krye me Albin Kurtin dhe kabinetin e tij qeveritar, nuk guxojnë të marrin vendime të mëdha dhe historike për shtetin e Kosovës, siç është shtrirja e sovranitetit të plotë në veri, si dhe ndalimi i pagesës së rrymës serbëve në atë pjesë të vendit, duke vazhduar mepagesën e faturave të rrymës në vlerë prej miliona eurosh. Ngase,privilegjeve dhe super të drejtavetëserbëve në Kosovë,duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë, sidomos diskriminimit të etnive tjera mbi baza etnike. Shtetet dhe demokracitë perëndimore nuk njohin privilegje dhe të drejta më të mëdha për një entitet të caktuar, duke iu dhënë të drejta më shumë se të tjerëve, siç ndodhë në Kosovë me serbët, shumica e të cilëve, ose kanë qenë aktorë dhe pjesëmarrësnë krimet e shumta ndaj shqiptarëve, ose i kanë ndihmuar policët dhe ushtarët kriminelë serb që të vrasin sa më shumë shqiptarë..!?
Qeveria “Kurti-2”, mjerisht, nuk e ka guximin, dijen dhe as përvojën shtetërore, që dialogun me Serbinë ta suspendon menjëherë, ngase pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, dhe krahasimittë përsëriturnga vet presidenti rus, V. Putini, me ndërhyrjen e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, është dhe do duhej të merrej si argument i mjaftueshëm për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, kur kihen parasysh pretendimet e qarta hegjemoniste të Rusisë dhe Serbisë ndaj Kosovës.Rrezik ky për të cilin qeveria e Kosovës është dashur menjëherë ta njoftonte BE-në, KE-së, KS dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, veprim i domosdoshëm të cilin nuk e ndërmarrë kjo qeveri..!?
A ka kjo qeveri e “Ndryshimit” njohuri, se Rendi i ri botëror në fuqi deri me 24 shkurt 2022, ditën kur ndodhi agresioni ushtarak i Rusisë kriminale mbi Ukrainën, ka rënë definitivisht, siç e tha kancelari gjerman, OlafScholz, në fjalimin e tij para Bundestagut gjerman me 27 shkurt 2022, “se pas 24 shkurtit 2022 bota nuk do jetë kurrë më ajo që ishte para kësaj date..”!?
Por, siç duket këtë fakt qeveria e Kosovës nuk e ka kuptuar ende, ndaj edhe po bën veprime të ngjashme me ecjene breshkës, thua se asgjë nuk po ndodhë në kufijtë lindor të Evropës, duke u mjaftuar me disa deklarata në FB si dhe me konferenca për gazetarë, të cilat nuk i dëgjohen më larg se deri në Merdare dhe Jarinjë, kur dihet fakti se qeveritë e shteteve perëndimore janë të angazhuara 24 orë rreth luftës dhe masakrave të ushtrisë ruse në Ukrainë. Masakra të cilat lehtë mund t’i kalojnë kufijtë e saj drejt Finlandës, Norvegjisë, Polonisë etj. Pra, nuk duhet injoruar mundësinë e çmendurisëmendore të psikopatit V. Putin, i cili për ringjalljen e ideologjisë hegjemone cariste-komuniste-staliniste-rusomadhe në Evropë, është në gjendje ta ndezë krejt botënnë flakën e bombave atomike..!?
Qeveria aktuale e Kosovës, thënë troç, po ndërmerr hapa dhe aksione dytësore për nga pesha strategjike, siç janë burgosjet spektakolare nëpër disa firma dhe në polici, të cilat në esencë nuk paraqesin ndonjë zhvillimnë sferëne ekonomisë, arsimit ose shëndetësisë, veçse janë aksione që kanë të bëjnë me rendin e brendshëm kushtetues dhe ligjor, se sa që mund të numërohen si vendime të mëdha shtetërore, siç është zgjidhja e problemit të energjisë, zhvillimit të bujqësisë, ndërtimit të infrastrukturës rrugore në gjithë Kosovën, siç janë pastaj vendimet në politikëne jashtme; kërkesa për anëtarësim në KE, shtyrja përpara e marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me BE-në, kërkesa urgjente për anëtarësim në NATO, UNESC-o, UNDP, Interpol, etj., të cilat nuk janë shtruar kurrë seriozisht deri më sot..!?
Ngase, në botën perëndimore është rregull i shkruar germë për germë, se, derisa një shtet nuk shtron kërkesa me shkrim për anëtarësim në cilëndo organizatë ndërkombëtare,atë askush nuk e pranon në radhët e veta, siç mendojnë disa politikanë dembelë shqiptarë, se ndërkombëtarët do na i kryejnë detyrat tona të shtëpisë dhe ato shtetërore..!?