Qeveria britanike: Fabrika e trollëve e ‘Kuzhinierit të Putinit’ po përhap dezinformata dhe propagandë pro-agresionit rus në Ukrainë

min lexim

Trollët rusë në internet me bazë në një fabrikë të vjetër armësh në Shën Petersburg po përhapin propagandë rreth mbështetjes së luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë, ka thënë Qeveria e Britanisë së Madhe, duke cituar një hulumtim.

Operativët online u zbuluan se po urdhëronin ndjekësit të synonin mediet dhe politikanët perëndimor.

Fabrika e trolleve është e lidhur me Yevgeny Prigozhinin, i njohur si “Kuzhinieri i Putinit”. Ai është themelues i Agjencisë për Kërkime në Internet (RIA), i akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e 2016-së, kur Donald Trump fitoi presidencën amerikane.

Zyra qendrore e RIA-së ndodhet në një hapësirë të marrë me qira në Fabrikën e Makinerisë dhe Arsenaleve të Shën Petersburgut, një kompani që prodhon pajisje ushtarake.

Studimi detajon se si regjimi i presidentit rus po përpiqet të manipulojë opinionin publik në mediet sociale, si dhe në seksionet e komenteve të medieve kryesore.

Objektivat kishin për synim llogaritë e medieve sociale të kryeministrit britanik Boris Johnsonit, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Hulumtimi tha se propaganduesit në TikTok po paguheshin për të përforcuar narrativat pro-Kremlinit. Operatorët gjithashtu përforcuan mesazhe nga përdoruesit legjitim të medieve sociale e që janë në përputhje me këndvështrimin e Kremlinit.

Një ndër analizat thekson se një aktivitet kryesor është “brigadimi”, që kishte për qëllim të drejtoj vëmendjen për diskutim në mediet sociale dhe në hapësirat e komenteve të portaleve për të krijuar opinione në favor Kremlinit.

Aktivitetet ishin veçanërisht të përqendruara në Instagram, YouTube dhe TikTok. Një rol kyç thuhet se kryhet nga një kanal në Telegram i quajtur “Cyber Front Z”, simboli famëkeq për agresionin ushtarak rus në Ukrainë.

Studiuesit thonë se grupi duket se ka mësuar nga taktikat e përdorura nga teoricienët e konspiracionit QAnon dhe nga grupi terrorist i Shtetit Islamik.

Thuhet se ferma e trolleve rekruton punëtorë me rrogë hapur, duke e justifikuar punën si “aktivitet patriotik” në mbështetje të “operacionit special ushtarak” në Ukrainë.

“Nuk mund të lejojmë që Kremlini dhe fermat e tij të fshehta të trollëve të pushtojnë hapësirat tona në internet me gënjeshtrat e tyre për luftën e paligjshme të Putinit”, tha sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.

Kurse sekretarja e Kulturës, Nadine Dorries tha se, përpjekjet tinazare të makinës propaganduese të Putinit po i shkakton brutalitet popullit të Ukrainës.

“Kjo provë do të na ndihmojë të identifikojmë dhe heqim në mënyrë më efektive dezinformimin rus dhe ndjek veprimin tonë vendimtar për të bllokuar këdo që të bëjë biznes me mediet të kontrolluara nga Kremlini, si RT dhe Sputink”, ka theksuar Dorries.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

4 gabimet që shmangin njerëzit me vetëbesim

Story i radhës

1 Maji, festë apo protestë!

Të fundit nga