Qendra Evropiane e Kërkimeve Bërthamore në Gjenevë pezullon bashkëpunimin me Rusinë

Qendra evropiane e kërkimeve bërthamore Cern në Gjenevë nuk do të hyjë në asnjë bashkëpunim të ri me Rusinë dhe institucionet e saj deri në një njoftim të dytë, siç njoftohet në një deklaratë, transmeton media zvicerane SRF përcjell “Bota sot”.

Rusia u tërhoq gjithashtu nga statusi i vëzhguesit. 23 shtetet anëtare të Cernit dënojnë pushtimin rus të Ukrainës “me fjalët më të ashpra”.

Ata shprehin keqardhje për ndikimin humanitar dhe pjesëmarrjen e Bjellorusisë “në këtë përdorim të paligjshëm të forcës kundër Ukrainës”.

Ky agresion kundërshton gjithçka që organizata përfaqëson. CERN deklaroi se dëshironte të mbështeste punonjësit ukrainas dhe aktivitetet kërkimore ukrainase në fushën e fizikës me energji të lartë.

Këshilli i CERN-it, organi më i lartë vendimmarrës i institucionit kërkimor, shpreh gjithashtu mbështetjen e tij për shkencëtarët rusë që dënojnë pushtimin.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konferenca me traditë 40 vjeçare Podim thirrje startupeve të Evropës Juglindore

Story i radhës

Bambuja, bima dekoruese në kopsht dhe në enterier

Të fundit nga