Konferenca me traditë 40 vjeçare Podim thirrje startupeve të Evropës Juglindore

Konferenca dedikuar startupeve dhe teknologjisë me një traditë prej mëse 40 vjeçare Podim rikthehet këtë vit në datat 16-18 Maj në Maribor të Sllovenisë.

Çdo vit një numër startupesh të përzgjedhura takohen me investitorë dhe ekzekutivë biznesi duke ndihmuar zhvillimin, rritjen dhe reputacionin e Evropës Juglindore.

Ekipi i Podim ka krijuar Podim Loop, duke kombinuar më të mirën e të dy botëve dhe zgjeruar Podim në një program 1-vjeçar me aktivitete të ndryshme në botën dixhitale por edhe atë offline.

Gjatë tre ditëve në Podim Summit pjesëmarrësit do të bëhen pjesë e disa evenimenteve si Bootcamp-e, Demo Day, evenimente rrjetëzimi.

Takime me startupe, investitorë dhe liderë biznesit janë në axhendën e kësaj konference ndërsa pjesëmarrësit përfitojnë mundësi të mëdha biznesi.

Aplikimet për tu bashkuar kësaj konference janë të hapura deri më 15 Mars.

Pse duhet të bëheni pjesë?

Në Podim Summit do të ekspozoheni përballë 100+ investitorëve Evropianë,të lidheni me liderë industrie dhe ekzekutivë të nivelit C, të përfitoni këshilla nga 150+ mentorë, të gjeni partnerë strategjikë, të fitoni çmime në Podim Pitching Competition si dhe një shans për investim deri në 50 mijë euro.

Së fundi startupet kanë mundësi të bëhen pjesë e programit të akselerimit FRC.

Afro 150 startupe dhe scaleups do të jenë pjesë e Katalogut Startup & Scaleup si dhe kanë mundësinë të marrin pjesë në Pitching Bootcamp dhe Demo Day së bashku me evenimentin kryesor Podim në Maribor.

Për tu bërë pjesë e Podim Summit aplikoni duke plotësuar formularin në këtë lidhje: https://podim.org/startups/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia, Bjellorusia dhe Serbia

Story i radhës

Qendra Evropiane e Kërkimeve Bërthamore në Gjenevë pezullon bashkëpunimin me Rusinë

Të fundit nga