Fruta ekzotike në Vlorë/ Fermerët po tregojnë interes për kultivimin e tyre

Mijëra pemë frutore ka mbjellë në tokat e tij në Llakatund të Vlorës, Qazim Muhametaj.

Vitet e fundit po kultivon edhe fruta ekzotike ndër to kivi, Goji berry dhe të tjera.

Tregon se nisi vetëm me pak rrënjë por kur pa se klima e favorizonte rritjen e tyre dhe prodhimi ishte i mbarë, vendosi të zgjerojë sipërfaqet e kultivuara.

74-vjeçari nga fshati Llakatund thotë se këto fruta janë të pasura me vitamina.

Prodhimin, që çdo vit ka qënë i kënaqshëm, e shet vetëm në tregun vendas, jashtë kufijëve nuk ka eksperimentuar ende.

Edhe pse 74 vjeç, Qazim Muhametaj as nuk e mendon të qëndrojë larg tokave të tij, përkundrazi synon që sipërfaqen e mbjellë me fruta ta zgjerojë edhe më tepër. 

Story i mëparshëm

​Deputetja e PDK-së: Aleatët e Kosovës kanë humbur besimin në Qeverinë Kurti

Story i radhës

Inteligjenca ukrainase raportohet se ka kryer sulm kibernetik ndaj partisë ruse

Të fundit nga