Jordania paralajmëron për “masakër” nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Jordania ka paralajmëruar për një “masakër” nga trupat izraelite nëse komuniteti ndërkombëtar dështon ta parandalojë një ofensivë në Rafah të Gazës.

“Një tjetër masakër do bëhet. Izraeli po i paralajmëron palestinezët të largohen nga Rafahu”, tha Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi.

“Të gjithë duhet të veprojnë tani për ta parandaluar atë”, shtoi Safadi.

Sipas ministrit, dështimi për ta ndalur ofensivën e planifikuar do të linte një “njollë të pashlyeshme” në komunitetin ndërkombëtar, shkruan yahoonews.

“Shumë masakra janë lejuar deri më tash. Mjaft më”, tha jordanezi.

Ndryshe, ushtria izraelite i ka paralajmëruar banorët e Rafahut lindor që të drejtohen nga qyteti al-Mawasi në bregun e Mesdheut.

Nga urdhri thuhet të jenë prekur rreth 100 mijë palestinezë.

Izraeli pretendon se operacioni ushtarak në Rafah do të shkatërronte batalionet e mbetura të grupit militant palestinez Hamas.

Por, izraelitët po përballen me kritika ndërkombëtare për planin e tij për sulm, veçanërisht për shkak të numrit të madh të njerëzve që strehohen atje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Booooo çfarë kanë parë ata fëmijë”/ Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Edhe në tualet..

Story i radhës

Aida Doçi zbulon pak nga kënga e saj e re

Të fundit nga