“Koalicioni” VLEN-VMRO, Mehmetaj: U arrit pasi Siljanovska premtoi tribunal ndërkombetar kundër UÇK-së

Analisti politik, ndër më të zëshmit kundër koalicionit VLEN, Lirim Mehmetaj, ka reaguar ashpër pas fotografisë, Taravari-Mickoski.

Nëpërmes një postimi në “Facebook”, Mehmetaj ka thënë se “koalicioni” që u arrit pa e pritur rezultatin zgjedhor u arrit pasi pasi kandidatja për presidente e VMRO-së premtoi tribunal ndërkombetar për ish-ushtarët e UÇK-se në Maqedoni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

1180x200

Në këtë “marrëveshje” koalicioni, Mehmetaj e ka përfshirë edhe Kurtin, sipas analistit lufta kundër UÇK-së ka qenë edhe kusht i kryeministrit të Kosovës.

Reagimi i plotë:
Piunat e Kurtit ne Maqedonine Veriore me fashistin e VMRO-se.
Koalicion pa rezultat zgjedhor.
U arrit pasi kandidatja per presidente e VMRO-se premtoi tribunal nderkombetar per ish-ushtaret e UCK-se ne Maqedoni.
Ky duhet te kete qene kushti i vetem per Kurtin. Derisa luftohet UCK-ja, atij si duhet tjeter gje.
Cfare turpi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Story i mëparshëm

Qeveria e Romës akuzohet se ‘përdor ligjet e shpifjes’ për të bërë të heshtin ‘intelektualët’

Story i radhës

A është kusht themelimi i Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE, zëdhënësi i Qeverisë jep detaje

Të fundit nga