Qeveria e Romës akuzohet se ‘përdor ligjet e shpifjes’ për të bërë të heshtin ‘intelektualët’

Një profesore universiteti që po paditet nga kunati i kryeministres italiane Giorgia Meloni thotë se gjyqe të tilla ‘janë pjesë e një strategjie politike.’

Rrjeti britanik The Guardian shkruan se një seri gjyqesh të ngjashme në Itali po përfitojnë nga ligjet e ashpra “kundër shpifjes”. Siç është ai ndaj Donatella Di Cesare, profesores së universiteti Sapienza në Romë.

Ajo është paditur nga ministri i bujqësisë Francesco Lollobrigida, pasi krahasoi një nga fjalimet e tij me ato të Hitlerit në librin e propagandës ‘Mein Kampf’, kur ai tha se “italianët po zëvendësohen nga popuj të tjerë në Itali.”

Lollobrigida, i cili është i martuar me motrën e Meloni, dhe konsiderohet si një nga aleatët më të afërt të kryeministres, ka shkaktuar debate në 2023 kur në një konferencë bënte thirrje “të mos dorëzohemi ndaj zëvendësimit etnik”, duke argumentuar se “italianët po lindin më pak fëmijë, dhe se po zëvendësohen nga njerëz të tjerë”.

Di Cesare kishte thënë në një program televiziv në lidhje me komentet se termi “zëvendësim etnik” i përket ideologjisë së “supremacisë së bardhë”, që sipas saj gjendet në faqet e ‘Mein Kampf.’

Në ankesën e tij, Lollobrigida thotë se Di Cesare e ka portretizuar si “nazist që preferon kampet e përqendrimit”, që sipas tij është jo vetëm shpifje por dhe “e turpshme”.

“Nuk e kuptoj sesi fjalët e mia mund të përqasen me librin e Adolf Hitler, Mein Kampf,” tha ministri, duke shtuar se komentet e Di Cesare kërkonin vetëm “shkatërrimin e njollosjen e një personi”.

67 vjeçarja Di Cesare, tha se komentet e saj ‘nuk kishin si qëllim të ofendonin, por të kritikonin politikisht.’

Shpifja në Itali gjykohet në gjykata civile dhe kriminale, ndërsa rastet e rënda mund të dënohen deri me gjashtë vjet burg.

Ky i fundit është dënimi më i rëndë në BE pas Sllovakisë, ku shpifja mund të marrë dhe shtatë vjet burg.

Në seanncë e 15 majit në Romë do të vendoset nëse çështja do të gjykohen si civile apo kriminale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aida Doçi zbulon pak nga kënga e saj e re

Story i radhës

“Koalicioni” VLEN-VMRO, Mehmetaj: U arrit pasi Siljanovska premtoi tribunal ndërkombetar kundër UÇK-së

Të fundit nga