Putini e shpalli Shqipërinë shtet armik

Këto ditë Vladimir Putini e shpalli Shqipërinë shtet armik, sepse shteti ynë iu bashkua thirrjes së OKB-së për tërheqjen e trupave ushtarake ruse nga Ukraina dhe njohu sanksionet ndaj Rusisë.

Eshtë mirë që Z. Putin të lexojë traktatet e Rusisë Cariste të vitit 1913 kur përfaqësuesi i Rusisë në takimet e përfaqësuesve të gjashtë Fuqive të Mëdha të Europës në Konferencën e Londrës e të Lozanës, kërcënonte se Rusia do të shpallte luftë nëse nuk i jepeshin Serbisë Kosova dhe territoret e Maqedonisë Perëndimore, që jetoheshin nga shqiptarë, por në kohën e Car Stefan Dushanit i kishin përkitur shtetit serb.

Për shkak të kësaj politike antishqiptare të Rusisë Cariste u krijua Shqipëria Londineze, ku u përmblodhën brenda saj pakica e territoreve dhe e popullit shqiptar dhe shumica e tyre iu dhanë Serbisë, Greqisë e Malit të Zi.

Këtë krim nuk e denoncuan qeveritë e ardhëshme ruse. Lenini e Stalini, ndonëse pretenduan se krijuan e drejtuan një Rusi të re, të ndryshme nga Rusia Cariste, nuk hoqën dorë nga ideja e ruajtjes dhe forcimit të Perandorisë Ruse dhe e idesë së pansllavizmit. Ata kurrë nuk kërkuan të falur për masakrimin e popullit shqiptar, këtij populli jo sllav.

Për t’i kthjelluar Z. Putin e Vucici po ju kujtoj historinë e ardhjes së fiseve sllave në Ballkan, ku tregohet qartë se si u krijua populli serb nga bashkimi i fiseve sllave të ardhura nga Uralet me fise trake e ilire, që jetonin në qendër të Ballkanit. Populli ilir që jetonte në Dardani (Kosova e lashtë) rezistoi e nuk u asimilua në shumicën e territorit të vet. Kosova mbeti shqiptare edhe pse jetoi nën zgjedhën serbe gjatë shekujve XIII-XV dhe gjatë shekullit të XX. Populli shqiptar i Kosovës jo vetëm që nuk u asimilua, por derdhi lumenj gjalu për të fituar lirinë e vet.

Në fund të shek XX, kur aleanca Atlantike ndërhyri ushtarakisht për të shpëtuar popullin shqiptar të Krahinës Autonome të Kosovës nga shtypja e krimet monstruoze të Miloshevicit, Rusia e Jelcinit nuk e kundërshtoi, sepse nuk kishte fuqi.

Mirëpo që nga viti 1999 deri sot, Serbia nuk pajtohet me realitetin e Kosovës së pavarur, sepse qeveritarëve të saj u pëlqejnë ëndrrat shoviniste. Fatkeqësisht me të tilla ëndrra është ushqyer e gënjyer dhe një pjesë e polullit serb edhe pse ai e ka njohur realitetin jo sllav të Kosovës.

Republika e Kosovës sot është një realitet historik e gjeopolitik i pamohueshëm. Dëshira e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë është një e drejtë legjitime që nuk ka pse t’ia mohojë politika shoviniste e miope ruse e ajo serbe.

Vladimir Putini sot vë në plan luftën që bënë më 1999 forcat ushtarake të NATO-s për të mbështetur luftën clirimtare të popullit të Krahinës Autonome të Kosovës, me ndërhyrjen e sotme të ushtrisë ruse në dy Krahinat Autonome të Donbasit, të cilat bëjnë pjesë në shtetin e Ukrainës. Kjo përqasje është thjesht një mbulim i politikës së tij grabitqare. Eshtë thjesht mbulim i politikës së tij grabitqare, sepse Krahina e Kosovës ishte e banuar në shumicë dërmuese nga populli shqiptar jo serb, dhe kishte luftuar me armë për lirinë e vet që nga viti 1913, kur iu dha padrejtësisht Serbisë. Kurse populli i krahinave të Donbasit është popull sllav, një përzjerje e popullit ukrainas me popullin rus, popullsia e këtyre krahinave nuk i është dhënë gabimisht Ukrainës dhe ajo nuk ka luftuar kurrë për pavarësi e liri kombëtare si populli i Kosovës. Shpallja e këtyre dy krahinave shtete të papavur ishte një akt dhune që kreu Putini në shkurt të këtij viti i pa mbështetur nga ndonjë luftë a përpjekje e popullit të Donbasit, por vetëm sepse ato krahina janë të pasura me naftë.

Vladimir Putini e shpalli sot Shqipërinë shtet armik, por ky akt nuk është gjë tjetër vetëm dalje e hapur e qëndrimit historik të Rusisë ndaj popullit shqiptar. E vërteta ka qenë dhe është se Rusia që nga fillimi i shekullit XIX, kur filluan lëvizjet nacionale në Ballkan, nuk synoi kurrë ta bënte aleat popullin shqiptar, por punoi që ta coptonte e asimilonte për të majmur me të këlyshët e saj ballkanikë.

Shpallja e Shqipërisë shtet armik prej Putinit në fund të fundit është një kërcënim që ai i bën Republikës së Shqipërisë për mbështetjen që kjo i jep botërisht pavarësisë së Kosovës. Por Shqipëria e Kosova nuk pyesin më për kërcënimet e Rusisë, sepse sot këto dy shtete kanë në krahun e tyre dy aleatë të mëdhenj e fuqishëm: ShBA-të dhe BE-në. Shqipëria dhe Kosova nuk janë më si ishin në vitin 1913…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dorëheqja e bujshme, vjen goditja e madhe ndaj Putinit pas pushtimit të Ukrainës

Story i radhës

Netflix ndërpret shërbimin në Rusi

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish