VMRO-DPMNE dhe VLEN përcaktojnë parimet, VLEN po përgatit grupe pune për negociata për qeverisje

Koalicioni VLEN po bëhet gati për të hyrë në Qeveri. Bilall Kasami tregoi se sot liderët e koalicionit kanë takim ku do të përcaktojnë parimet për koalicionin e ardhshëm. Beson se brenda javës do të kompletohen grupet e punës që do të bashkëbisedojnë për formimin e qeverisë, koordinimin e programit të përbashkët qeverisës dhe ndarjen e resorëve. Sipas Kasamit, integrimi i vendit në BE do të jetë ndër parimet bazë të qeverisë së ardhshme.

“Ajo që është me rëndësi që ky koalicion do të jetë edhe më tej garantues i integrimit të vendit në BE dhe garantues i të drejtave të shqiptarëve sepse zgjedhjet treguan se ne kemi marrë mandatin e shqiptarëve që në emër të tyre t’i përfaqësojmë dhe të sjellim vendime që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit dhe integrimit në BE”, tha Kasami.

Mbledhje ka pasur edhe në VMRO-DPMNE. Për dallim prej Kasamit që tha se “integrimi i vendit në BE do të jetë ndër parimet bazë të qeverisë së ardhshme”, Kreu i DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njoftoi se në takimin që mbajti këtë mëngjes me bashkëpartiakët, kanë vendosure skicat e kornizës mbi të cilën do të ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë e tjera, ku “fokusi do të jetë njerëzit në vend të parë”. Integrimet përmenden si pikë e tretë.

Pas inaugurimit të Presidentes së re të shtetit, përbërja e re parlamentare duhet ta mbajë seancën konstituive jo më vonë se 28 maj. Nga ana tjetër, Presidentja, në afat prej dhjetë ditësh nga konstituimi i Kuvendit, duhet t’ia dorëzojë mandatin fituesit të zgjedhjeve, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditësh nga marrja e mandatit, i paraqet Kuvendit program dhe propozon përbërjen e Qeverisë. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, zgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

9 vjet nga përleshja e armatosur në Kumanovë, e vërteta nuk është zbardhur ende

Story i radhës

“Jemi gati për të mundur Ramën”- Lëvizjet e “Rithemelimit”, Salianji: Figura të spikatura të japin kontributin ku ka më shumë nevojë. Opozita duhet…

Të fundit nga