Publikohet lista preliminare për banesat sociale

Sot zv. Ministri i Transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi mori pjesë në prezantimin e listës preliminare për shpërndarjen e banesave sociale në qytetin e Gostivarit në bazë të thirrjës publike që u shpall nga Ministria e transportit dhe lidhjeve.
Komisioni i ngritur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, kishte konstatuar se nga 190 aplikime, 74 prej tyre i plotësojnë kushtet.
Zëvendës ministri I transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi u shpreh se gjitha personat që nuk do të gjenden në listë përfundimtare kanë të drejtë për ankesë.
“Të gjithë personat që nuk do të gjenden në listë pas marrjes së vendimit kanë të drejtë ankese për vendimin nga ana e komisionit. Procedura nga ana e komisionit për vërtetimin e dokumentacionit është bërë në mënyrë shumë profesionale dhe transparente, kështu që vërtetohet edhe sot se në mënyrë shumë të qartë u zbulua edhe lista preliminare e kandidatëve”, u shpreh Bekim Rexhepi, zv. Ministër i Transportit.” – theksoi zëvendës ministri Bekim Rexhepi.
Gjithashtu mes tjerash zëvendës ministri Rexhepi deklaroi se e gjitha procedura e shqyrtimit të dokumentacionit është kryer në menyrë transparente.
“Aplikimi është bërë në përputhje me shpalljen të cilën Ministria e Transportit në bashkëpunim me Qendrën Sociale në Gostivar e shpalli para një muaji, dhe në bazë të të gjithë dokumentacioneve që janë dorëzuar në Qendrën Sociale, janë dorëzuar pastaj në shqyrtim në Komisionin e formuar në Ministrinë e Transportit dhe janë shqyrtuar në mënyrë transparente dhe të detajuar.Ditët në vijim fillon faza e mbykëqyrjes të gjendjes faktike në terren për të parë sesa përputhet dokumentacioni i aplikantëve me gjendjen ku ata jetojnë”- u shpreh zëvendës ministri Bekim Rexhepi.
Personat që kanë aplikuar mund të shohin nëse janë në listë në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve por edhe pranë Qendrës për Punë dhe Politikëm Sociale në Gostivar.
Ndryshe, aplikimi për 70 banesat sociale në Gostivar zgjati një muaj, gjegjësisht nga muaj mars deri në prill të këtij viti.
Lista preliminare do të publikohet në uebfaqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Vazhdon bllokimi aktiv i Kuvendit, më 18 qershor protesta

Story i radhës

Fillon pastrimi i rrugës Shkup-Bllacë (FOTO)

Të fundit nga