Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit ditën e sotme, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një apartament ka humbur jetën 82-vjeçarja Hatixhe Berisha, fotoja e së cilës është bërë publike pas ngjarjes.
E moshuara ndodhej brenda shtëpisë së saj, në pallatin ku ndodhi shpërthimi në apartamentin e fqinjit, në momentin kur ndërtesa u trondit nga fuqia e madhe e goditjes.
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në strukturën e pallatit, ndërsa 82-vjeçarja u gjet e pajetë nga ekipet e ndihmës.
Përveç humbjes së jetës së të moshuarës, disa banorë të tjerë të ndërtesës pësuan asfiksi nga tymi i krijuar.
Personat e dëmtuar u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burimi: botasot.info


