bota duhet te bashkohet burnham konfliktet ne iran dhe ukraine po rendojne xhepat e qytetareve 6aeb914160115

“Bota duhet të bashkohet”, Burnham: Konfliktet në Iran dhe Ukrainë po rëndojnë xhepat e qytetarëve

November 4, 2026
1 minut lexim

Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka bërë thirrje për bashkim të liderëve botërorë në përpjekjet për t’i dhënë fund konflikteve në Iran dhe Ukrainë, duke theksuar se luftërat po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës.

Sipas tij, rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA tregojnë rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për luftën në Iran, e cila ka ndikuar në rritjen e çmimeve të karburanteve në nivel global.

“Bota ka tani një mundësi për t’u bashkuar rreth çështjes që po na prek të gjithëve, dhe ajo është kostoja e jetesës”, deklaroi Burnham.

Ai tha se do të angazhohet për çtensionimin e situatës në Lindjen e Mesme, ndërsa u bëri thirrje edhe liderëve të tjerë botërorë që të ndërmarrin hapa të ngjashëm.

Burnham theksoi se lehtësimi i presionit ekonomik mbi qytetarët mbetet i vështirë përderisa vazhdojnë konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, të nisura nga Rusia.

“Vëmendja jonë tani duhet të përqendrohet pikërisht te këto çështje. Shpresoj që bota të gjejë momentin për t’u bashkuar dhe për të vepruar”, u shpreh kryeministri britanik.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

publikohet fotoja e hatixhe berishes qe humbi jeten nga shperthimi i fuqishem ne pallatin ne elbasan 6aeb913bdc272
Lajmi i mëparshëm

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

kostovski perdor patronatin e shkolles penko per politike drejtoresha kritikohet nga prinderit 6aeb91cf236c5
Lajmi i radhës

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Të fundit nga

ShkoLartë