Pse Shqipëria qe 2 dekada nuk e denoncoi në OKB gjenocidin e Serbisë në Kosovë ?!

June 3, 2022
min lexim

*** Shqipëria demokratike, duhet ta mbështetë Kosovën (si viktimë të gjenocidit serbomadh ), Jo Serbinë, e cila në emër të gjenocidit ka masakruar mbi “11.800” shqiptarë të të gjitha moshave; ka zhdukur mbi “1647” sish; ka dhunuar mbi “22000” gra shqiptare, ka dëbuar mbi “1 milion” shqiptarë, si dhe ka djegur, plaçkitur dhe rrënuar e shkretuar pasurinë e luajtshme  dhe të paluajtshme në shuma të pallogaritshme për të cilat Serbia, duhet të paguajë të gjitha reparacionet e luftës, ashtu sikurse Gjermania nazifashiste e Adolf Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore (1939-1945). Kjo duhet të jetë “KRYETEMA” e dialogimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, jo “targat” !!!

 Pse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është i gatshëm ta dënojë gjenocidin e Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë, si dhe në Bosnjë, përgjigjja është tejet e thjeshtë, derisa Shqipëria të ketë bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta miqësore me Beogradin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq …, etj., është ca absurde të kërkohet nga kryeministri Edi Rama apo nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, që të miratojnë ndonjë akt ligjor e kushtetues për ta denoncuar gjenocidin e Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999 ).

Ia vlen të nënvizojmë se, edhe pas përfundimit të luftës (12 qershor 1999), Tirana zyrtare nuk pati prerë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet diplomatike ndërshtetërore me  Serbinë pushtuese. Përkundrazi, ato i ka thellur dhe zgjeruar intensivisht, duke lidhur traktate e marrëveshje të biznesit ekonomik, tregtar, kulturor, si dhe  investime  për realizimin e projekteve të ndryshme të ndërtimit të  vijave hekurudhore, automobilistike, me qëllim të daljes së Serbisë  në Detin Adriatik. Këtë aleancë të panatyrshme dhe  të dëmshme antishqiptare, e provon edhe aderimi i Shqipërisë në  “Ballkanin e Hapur”.

Mirëpo, interesi i përgjithshëm kombëtar  shqiptar nuk e njeh këtë aleancë serbo-shqiptare mes Tiranës dhe Beogradit, ndaj me gjithë inteersat komplementare të kësaj Aleance “idilike” Vuçiq-Rama të “Ballkanit të Hapur”, realpolitika e thotë se kemi plotësisht të drejtë morale, ligjore dhe humane, që kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, t’ua rikujtojmë se Serbia agresore dhe pushtuese e Slobodan Milosheviqit përmes forcave paramilitare, militare dhe policore, gjatë viteve 1989-1999 ka vrarë mbi “11.800” shqiptarë (kryeisht civilë, foshnja, fëmijë, djemë, vajza, gra, burra e pleq, pa dallim moshe, vetëm pse ishin shqiptarë dhe, vetëm pse ishin në shtëpitë dhe në tokën e tyre stërgjyshore pellazgo-ilire-shqiptare) ; ka dhunuar mbi “22000 mijë gra shqiptare ; ka zhdukur mbi “1647” shqiptarë (të cilit sot evidencohen si të pagjetur), si dhe ka dëbuar me forcë mbi “1 milion” shqiptarë jashtë Kosovës, në Maqedoni, në Shqipëri, në Turqi, në shtetet e ndryshme të Evropës, në Amerikë, në Australi, në Izrael…etj.

 Serbia po  kërcënon JO vetëm Ballkanin, por Evropën dhe gjithë  rendin e ri botëror

Derisa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq,  deklaron se “Kosovën dhe Metohinë, do ta rikthejë nën protektoratin kolonial të Serbisë”, kjo do të thotë se Beogradi zyrtar nuk do ta njohë Republikën e Kosovës në Dialogun e Brukselit (2011-2022), ngaqë, duke e quajtur “Metohi”, e konsideron “tokë kishtare serbe”, rezidiv ky, i historiografisë falsifikatore të kishës politike retrograde serbomadhe dhe të shtetit kolonial, hegjemonist dhe gjenocidal të Serbisë së Madhe (1878-2022).

Sa më sipër, shtrohet kjo pyetje, po kush  është ai  kryeministër,  kryekuvendar apo president i Kosovës, që të dialogonte me presidentin Aleksandër Vuçiq, kur ky sikurse Slobodan Milosheviqi nuk po heq dorë nga politika, nga propaganda, nga diploamcia, nga historicizmi, nga mitomania romantike , nga gënjeshtrat, nga mashtrimet, se gjoja “Kosova është pronë legale e Serbisë” ?!  

Pavarësisht nga deklarate e  tilla kërcënuese të Vuçiqit, si dhe nga ushtrimi i trysnisë dhe i diktatit të disa faktorëve ndërkombëtarë, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca nuk do të pranojnë dialogim me presidentin Aleksandër Vuçiq, derisa ky në mënyrë ultimative kërcënon se “Kosovën do ta kthejë nën Serbi” !

Këto “parada atraktive” dhe floskula politiko-propagandistike dhe diplomatike (gjoja për rikthimin e Kosovës nën Serbi), Aleksandër Vuçiq po i bën, me qëllim që, edhe disa vjet të ardhshme, ta mbajë të “ngrirë” Dialogun e Brukselit, gjithnjë duke shpresuar në ndihmën e Rusisë së putinistëve dhe, ndoshta edhe të komunistëve kinezë të largët, të cilët për këtë qëllim, edhe po i shesin armë dhe arsenal të ndryshëm ushtarak.

Pra, për shkak të mbrojtjes me çdo kusht të interesave të saj kolonialiste, neokolonialiste dhe hegjemoniste (1878-2022), Serbia nuk po e njeh Republikën e pavarur të Kosovës, edhe pse këtë e kanë njohur mbi 100 shtete anëtare të OKB-së (2008-2002). Madje, de fakto dhe de jure,  shpalljen e pavarësisë së Kosovës e ka mbrojtur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (10 korrik 2010), duke konstatuar se kjo është bërë në përputhje me parimet dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare.

Një refuzim i tillë i Serbisë së mosnjohjes së Republikës së Kosovës, është provokim direkt dhe indirekt i Amerikës dhe i aleatëve të saj evropianoperëndimorë, të cilët, tanimë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Vështruar  retrospektivën historike të marrëdhënieve politike ndërkombëtare,  siç theksuam më sipër, del se Serbia ishte ajo që pati shkaktuar Luftën e Parë Botërore (1914-1918), me qëllim të fundit që  e gjithë “bota sllave”  danubiane të përfshihej në një shtet të përbashkët ortodoks me aspirata dhe pretendime  perandorake hegjemoniste, militariste, gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Bizantit për të sunduar Evropën Lindore dhe Juglindore. Pikërisht, kjo strategji afatgjatë e konglomertatit sllav për t’u integruar në një shtet të madh sllav si pandan dhe kundërpeshë interesave dhe vlerave civilizuese të Evropës Perëndimore, pati për pasojë edhe atentatin vrastar të trashëgimtarit të Fronit të Austrisë, Franc Ferdinand,  në Sarajevë më 28 qershor 1914, ku më pas Austria i shpalli luftë Serbisë, e cila brenda një kohe të shkurtër u shndërrua në një luftë botërore, e cila përpiu mbi “20 milionë viktima  njerëzish, si dhe shkatërrime dhe dëmtimeve të tejra të pallogaritshme  ekonomike, sociale dhe materiale ”.

Serbia shkaktoi LPB (1914-1918) , si dhe zhvilloi 3 luftëra agresive gjenocidale rajonale, gjatë viteve 1989-1999 kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Mirëpo, deri më tash, edhe në kohë paqeje (qershor 1999- qershor 2022), asnjë qeveri e Serbisë nuk ka kërkuar falje publike kolektive për kryerjen e tri gjenocideve kundër qindra e mijëra  civilëve kroatë, myslimanë boshnjakë dhe kundër shqiptarëve (1989-1999). Një qëndrim i këtillë anthuman, antiligjor, antidemokratik dhe antipaqësor i Serbisë haptazi po rrezikon  jo vetëm integritetin, stabilitetin dhe paqen në rajonin ballkanik, por edhe sigurinë evropiane dhe rendin e ri botëror, duke mos u distancuar nga kursi politik, diploamatik dhe hegjemonist  i regjimit policor, military dhe paramilitary i Serbisë së Slobodan Milosheviqit.

 Serbia për shkak të mbrojtjes së interesave të politikës kolonialiste dhe militariste të  saj, është një nga shkelësit më brutal të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare

Mirëpo,  historia dhe praktika e derisotme e rendit të ri juridik pozitiv ndërkombëtar ka provuar se, nuk mund të ketë rend  të qëndrueshëm juridik pozitiv ndërkombëtar e as eukilibër të sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, e as paqe të qëndrueshme  rajonale e as ndërkombëtare, pa  zbatimin dhe pa respektimin konsekuent të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.  Këtë postulat e kanë provuar shumë  konflikte të armatosura dhe luftëra si gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918), ashtu edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), si dhe luftërat e fundit të Serbisë gjenocidale kundër Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës (1989-1999).

Fatkeqësisht, edhe pas përmbylljes së luftës së ftohtë (1948 – 1990), rendi i ri botëror nuk solli një ekuilibër të qëndrushëm në sistemin e marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Këtë e dëshmuan edhe disa “luftëra të nxehta” rajonale siç ishin luftërat agresive dhe gjenocidale të Serbisë në Slloveni, në Kroaci, në Bosnjë e në Kosovë (1990-1999). 

Në këtë vështrim, është shumë absurde se si, pas përfundimit të përfundimit të luftës së ftohtë (1990-1999) , Evropa e bashkuar (BE-ja) dhe OKB-ja nuk morën masa immediate preventive diplomaitke dhe të ligjshme juridike  ndërkombëtare për parandalimin dhe ndëshkimin e 3 agresioneve gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit kundër Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës. Një vakumm i këtillë  politik, diplomatik, juridik dhe ushtarak i bashkësisë ndërkombëtare bëri që  të paralizohej zbatimi  dhe respketimi rigoroz i parimeve dhe i normave të së drejtës ndërkobëtare ndaj krimeve të luftës së gjenocidit të regjimit fashist dhe militarist të Slobodan Milosheviqit, i cili për shkak të paralizimit të mekanizmave të rendit juiridik pozitiv ndërkombëtar,  zhvilloi  3 luftëra agresive, të cilat  kishin për qëllim shfarosjen e kroatëve, të myslimanëve boshnjakë dhe të shqiptarëve në Kosovë, me qëllim të rizgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe (1878- 1999).

Kryeministri Edi Rama  e as Parlamenti i tij, nuk duan ta padisin Vuçiqin, Milosheviqin dhe Daçiqin për 3 gjencoidet e tyre në Kosovë (1989-1999) !

-Sepse nuk duan ta prishin “idilin romantik paqësor “, si dhe balancën e përfitimeve të shumëta nga  bizneset ekonomike e tregtare ndërmjet dy vendeve mike.

 Prandaj, kryeministri Edi Rama (miku dhe aleati i presidentit Vuçiq) ,as qeveria e as parlamenti i tij nuk do ta padisin Serbinë për kryerjen e gjenocidit të fundit në Kosovë(1989-1999), sepse, tanimë, përmes Paktit “Ballkani i Hapur” kanë hyrë në Antantën e përbashkët sllave ballkanike (Vuçiq-Zaev-Rama). Me një fjalë, kjo do të thotë se “miqtë dhe aleatët nuk denoncohen”, edhe pse ligjërisht sipas së drejtës kombëtare, dhe asaj ndërkombëtare, Shqipëria qysh para dy dekadash, do të duhej ta denonconte gjencidin serb të Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999). Mirëpo, kjo nuk ndodhi, pse, shkaqet, do të duhej t’i dinin dhe t’i pohonin publikisht para gjithë opinionit botëror, titullarët legjitimë dhe legalë të institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

Edhe pse drejtësia dhe argumentet e parrëzueshme janë në anën e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës,  derisa Edi Rama të jetë kryeministër me   mazhorancën socialiste në parlament, Shqipëria nuk do ta paditë Serbinë e Milosheviqit për kryerjen e gjenocidit në Kosovë, sepse politika dhe diplomacia e saj, as  në kohë paqeje (qershor 1999-qershor 2022) e as gjatë luftës (deriisa bashkësia ndërkombëtare e vuri nën embargo Serbinë e Slobodan Milosheviqit, 1998) nuk ka prerë marrëdhëniet diplomatike ndërshtetërore me Beogradin zyrtar.

Fundja, për hir të mbështetjes së drejtësisë ndaj qindra e mijëra  shqiptarëve të masakruar nga bandat ataviste çetniko-fashiste serbe të regjimit të Slobodan Milosheviqit, të të gjithë liridashësit antifashistë, demokratë e paqësorë, do të dëshironin që Shqipëria, sa më pare të jetë e mundur, ta denonconte kryerjen e gjenocidit serb, JO vetëm në Kosovë, por edhe në Srebrenicë. Mirëpo, kjo, hëpërhë është një pikëpyetje e madhe, duke qenë se Shqipëria është aleate e traktatit “Ballkani i Hapur”, të  “dizajnuar” nga “kuzhina” politiko-propagandistike e Beogradit dhe e Moskës për të manovurar më lehtë spiunët, agjenturat dhe bashkëpunëtorët e tyre, me qëllim të destabilizimit dhe të përmbysjes së shtetit demorkatik e paqësor të Kosovës.

Së fundi, na mbetet për të shpresuar dhe besuar se, Shqipëria do ta denoncojë gjenocidin e Serbisë në Kosovë (jo vetëm të viteve ’90, por edhe gjenocidet e shkullit XIX dhe XX), nëse në pushtet vjen mazhoranca e Partisë Demokrtaike me kryeministrin e saj,  Sali Berisha.  Ndryshe jo !

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykata në Beograd ka shtyrë vendimin për ekstradimin e Ecevit Piroglu në Turqi

Story i radhës

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për “shpëlarje të parave” si dhe “posedim të armëve”

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë