protesta para kryeministrise mecollari porti i durresit krim shteteror rama kercenim per sigurine e aleateve dhe nato s 6a286eaf4b2fd

Protesta para Kryeministrisë, Meçollari: Porti i Durrësit krim shtetëror, Rama kërcënim për sigurinë e aleatëve dhe NATO-s

June 9, 2026
min lexim

Ish-nënkomandati i Flotës Detare, Artur Meçollari, nga podiumi i protestës së sotme para Kryeministrisë, denoncoi kryeministrin Edi Rama për aferat koncesionare, duke u kthyer edhe në një cenim jo vetëm për sigurinë e Shqipërisë, por edhe për atë të NATO-s.

Ai i renditi, sipas tij, disa nga skandalet investimeve strategjike të kryeministrit, që nga Porti i Durrësit dhe Porto Romano, deri te Zvërneci dhe baza ushtarake e Pashalimanit, që sipas tij “po ia jep oligarkëve dhe njerëzve të kërkuar ndërkombëtarë”.

“Kjo protestë është një moment historik, ne po ndryshojmë mënyrën e qeverisjes, po kërkojmë shtet ligjor dhe të barabartë për të gjithë. Zvërneci ishte pika e ujit që mbushi gotën, por Rama kërkon ta devijojë duke thënë se s’ka projekt. Rama ka dëmtuar gjithë Shqipërinë. Ju kujtoj disa projekte, aeroporti i Kukësit asnjë avion nuk ngrihet e ulet dhe koncesionari merr paratë për pasagjerët e munguar. Porto Romano, e mbani mend se çfarë thoshte kryeministri, do bëhet baza e NATO-s. As u bë dhe as ka për t’u bërë ndonjëherë, sepse është pa studim fizibiliteti. Një vend që nuk mund të ngrihet port tregtar”, tha Meçollari.

Më tej ai renditi edhe çështjet e tjera, si dhe sigurinë kombëtare.

“Porti i Durrësit është krim shtetëror, i vetmi port tregtar në vend që mban lidhje tregtare e rajonale, që favorizon pozicionin strategjik shqiptar, por Rama do ta kthej në port turistik por ai nuk e kthen dot. Sepse armiqtë që ai nuk i ka shpallur janë NATO, BE dhe SHBA, si për portin e Durrësit, edhe për Porto Romanon. Mund të vemi më poshtë, Palasë e Dhërmi, është dëmtuar mjedisi dhe kapacitetet. Mund të vemi në Limion, që nga bazë detare u projektua në port për oligarkët, e po kështu Zvërneci, Pashalimani, që i janë hequr bazës 80 hektarë”, u shpreh ish-kreu i flotës.

Meçollari akuzoi se “kemi të bëjmë me një kryeministër që ka grabitur pasuritë kombëtare dhe që duhet të dorëhiqet për dëmet e bëra”.

Sipas tij, Rama e di fundin e tij, por së bashku ata duhet të protestonin pa ndalim për ta larguar.

“Kemi të bëjmë me një kryeministër që jo vetëm vjedh pasurinë kombëtare por është edhe cenim kombëtar, por edhe të aleancës dhe sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Sot Porto Romano nuk është port i NATO-s. I ka dështuar tenderi dhe do i dështojë përsëri. Pse? Sepse Rama dhe njerëzit e tij jo janë të korruptuar, por janë të lidhur me oligarkë dhe të kërkuar ndërkombëtar, janë të kërkuar. Në Pashaliman e ka një italian që është në kërkim ndërkombëtar. Edi Rama e di fundin e tij, Edi Rama nuk ikën vetë. Ne duhet të qëndrojmë deri në fund, deri sa të iki. Për dëmin e shkaktuar kërkohet vetëm dorëheqja e Edi Ramës”, përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

deshtim total per vjosa osmanin deputeti shqiptar ne zvicer 73 33 e votuesve te ldk se nuk e votuan 6a286e37424ff
Lajmi i mëparshëm

“Dështim total” për Vjosa Osmanin, deputeti shqiptar në Zvicër: 73.33% e votuesve të LDK-së nuk e votuan

shefi i ushtrise izraelite paralajmeron nje sulm me te thelle ndaj iranit 6a286f130f5d2
Lajmi i radhës

Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thellë ndaj Iranit

Të fundit nga

ShkoLartë