rashiq e quan deklaraten e deputetit rexhaj per trashegimine ortodokse te papershtatshme 6b05d2c066243

Rashiq e quan deklaratën e deputetit Rexhaj për trashëgiminë ortodokse të papërshtatshme

November 24, 2026
1 minut lexim

Partia e ministrit për Kthim dhe Komunitete i Qeverisë së Kosovës, Nenad  Rashiq, bëri të ditur se deklarimet e deputetit të Vetëvendosjes Arbër Rexhaj për trashëgiminë ortodokse janë të papërshtatshme, duke pohuar se ky qëndrim i është përcjellë drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rexhaj ditë më parë në Kuvend ka thënë se përmes Planit të Ahtisaarit, trashëgimia ortodokse shqiptare iu mor shqiptarëve dhe u shpall serbe.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit dhe Lista Serbe reaguan duke thënë se projektligji mund të cenojë pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe mbrojtjen e objekteve të saj fetare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kaltrina beqiri nga zagrebi forcohet partneriteti parlamentar midis maqedonise se veriut dhe kroacise 6b05d267afb61
Lajmi i mëparshëm

Kaltrina Beqiri nga Zagrebi: Forcohet partneriteti parlamentar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

shkoder ndalohen dy persona te dyshuar per trafikim te nje 13 vjecareje dhe abuzim seksual 6b05d31d46fbc
Lajmi i radhës

Shkodër, ndalohen dy persona të dyshuar për trafikim të një 13-vjeçareje dhe abuzim seksual

Të fundit nga

ShkoLartë