shkoder ndalohen dy persona te dyshuar per trafikim te nje 13 vjecareje dhe abuzim seksual 6b05d31d46fbc

Shkodër, ndalohen dy persona të dyshuar për trafikim të një 13-vjeçareje dhe abuzim seksual

November 24, 2026
1 minut lexim

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Shqipërisë, të dyshuar për trafikim të të miturve dhe marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa e saj.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP) Shkodër, pas kallëzimit të familjarëve për largimin e të miturës nga banesa, policia nisi kërkimet për gjetjen e saj.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas disa ditësh kërkimesh, 13-vjeçarja u gjet në Tiranë.

Në kuadër të hetimeve, policia ndaloi A. Q., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. V., 49 vjeç, banues në Fier.

Gjykata ka caktuar ndaj të dyshuarve masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ata dyshohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.

Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rashiq e quan deklaraten e deputetit rexhaj per trashegimine ortodokse te papershtatshme 6b05d2c066243
Lajmi i mëparshëm

Rashiq e quan deklaratën e deputetit Rexhaj për trashëgiminë ortodokse të papërshtatshme

putin paralajmeron ukrainen pergjigjja jone ndaj sulmeve mbi rafinerite ruse e pashmangshme 6b05d35bc0fc5
Lajmi i radhës

Putin paralajmëron Ukrainën: Përgjigjja jonë ndaj sulmeve mbi rafineritë ruse, e pashmangshme!

Të fundit nga

ShkoLartë