Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dhe kolegët deputetë ka marrë pjesë në takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq në Zagreb.
Gjatë takimit u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, me theks të veçantë në thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, forcimin e lidhjeve ndërmjet grupeve parlamentare dhe shkëmbimin e përvojave institucionale.
Një ndër temat kryesore ishte përvoja e Kroacisë në procesin e integrimit evropian, si dhe rëndësia e mbështetjes së saj për avancimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Deputetja Beqiri theksoi rëndësinë e miqësisë, besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë si bazë për forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe kontributin në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
”Mirënjohje për mikpritjen dhe gatishmërinë për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve tona, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes së përbashkët evropiane. Miqësi, partneritet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët evropiane!”, ka theksuar deputetja Beqiri.
Burimi: alfax.mk


