Aktorja britanike Simone Ashley ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke u shfaqur me një fustan të shkurtër nga marka luksoze Gucci.
Veshja e saj mori vëmendje të veçantë edhe për faktin se të njëjtin fustan, vetëm disa javë më parë, e kishte veshur edhe ylli amerikan Kim Kardashian.
Të dyja u shfaqën me të njëjtin krijim të modës, duke nxitur krahasime mes paraqitjeve të tyre dhe duke rikthyer në vëmendje trendin e veshjeve identike mes yjeve të famshëm.

Simone Ashley
Simone Ashley dëshmoi edhe një herë stilin e saj elegant, ndërsa zgjedhja e saj nga Gucci nuk kaloi pa u vënë re nga adhuruesit e modës.

Kim Karadashian
Burimi: botasot.info

