falsifikuan mbi 2 mije vota ne gjakove denohen me nga 3 mije euro gjobe 6b05b6a155931

Falsifikuan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dënohen me nga 3 mijë euro gjobë

November 24, 2026
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar 2 persona për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

 Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur fajtorë të pandehurit A.M. dhe D.K., duke i dënuar me nga 3 mijë euro gjobë për keqpërdorimin e gjithsej 2,023 votave të kandidatëve për deputetë, transmeton KosovaPress.

Aktgjykimi është shpallur pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë dhe të pandehurve, të cilën e ka miratuar gjyqtari Samedin Cena.

Sipas njoftimit të gjykatës, dënimi prej 6 muajsh burgim është zëvendësuar me gjobë, ndërsa të dënuarit obligohen ta paguajnë atë brenda 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Sipas aktakuzës, A.M., nga 29 dhjetori 2025 deri më 1 janar 2026, në Qendrën Komunale të Numërimit, në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, në cilësinë e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave, kishte manipuluar rezultatet në 9 komisione.

Ai u kishte shtuar kandidatëve për deputetë 428 vota dhe u kishte hequr 682 të tjera, duke keqpërdorur gjithsej 1,110 vota.

Ndërkaq, D.K., në kohën dhe vendin e njëjtë, kishte manipuluar rezultatet në 6 komisione, duke u shtuar kandidatëve 422 vota dhe duke u hequr 491 të tjera, përkatësisht duke keqpërdorur gjithsej 913 vota.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taravari kunder ligjit per perfaqesim disa deputete te vlen it jane te lumtur qe nuk votohet ligji 6b05b61762cb5
Lajmi i mëparshëm

Taravari kundër ligjit për përfaqësim: Disa deputetë të VLEN-it janë të lumtur që nuk votohet ligji

pogradeci dhe bucimasi pa energji elektrike per dy ore oshee njofton nderprerjen per shkak te defektit 6b05b6fe5db36
Lajmi i radhës

Pogradeci dhe Buçimasi pa energji elektrike për dy orë, OSHEE njofton ndërprerjen për shkak të defektit

Të fundit nga

ShkoLartë