kina publikon ekuipazhin e misionit te fluturimit hapesinor shenzhou 24 qe perfshin edhe nje astronaut te huaj 6b05b701e34fd

Kina publikon ekuipazhin e misionit të fluturimit hapësinor “Shenzhou-24”, që përfshin edhe një astronaut të huaj

November 24, 2026
1 minut lexim

Astronautët kinezë Tang Hongbo dhe Wu Yi do të kryejnë misionin e fluturimit hapësinor me ekuipazh “Shenzhou-24” së bashku me astronautin pakistanez Muhammad Zeeshan Ali, ndërsa Tang do të jetë komandant i misionit, njoftoi në një konferencë shtypi të martën Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës. 

Të tre astronautët janë përkatësisht një pilot i anijeve kozmike, një inxhinier fluturimi dhe një specialist ngarkese. Tang ka marrë pjesë në misionet e fluturimit me ekuipazh “Shenzhou-12” e “Shenzhou-17” dhe do të bëhet astronauti i parë që shkon tre herë në stacionin hapësinor të Kinës. Wu i përket brezit të tretë të astronautëve kinezë dhe ky do të jetë misioni i tij i parë i fluturimit në hapësirë. Ndërsa Ali do të bëhet astronauti i parë i huaj që do të vizitojë stacionin hapësinor të Kinës. 

Anija kozmike me ekuipazh “Shenzhou-24” planifikohet të niset të mërkurën më 8:18 të mëngjesit sipas orës së Pekinit nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore, bëri të ditur në një konferencë shtypi zëdhënësi i Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë Zhang Jingbo.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pogradeci dhe bucimasi pa energji elektrike per dy ore oshee njofton nderprerjen per shkak te defektit 6b05b6fe5db36
Lajmi i mëparshëm

Pogradeci dhe Buçimasi pa energji elektrike për dy orë, OSHEE njofton ndërprerjen për shkak të defektit

droni rus hyn serish ne hapesiren ajrore te polonise qendron 8 minuta dhe kthehet ne ukraine 6b05b7381d9e6
Lajmi i radhës

​Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë