OSHEE njofton se ditën e sotme do të ndërpritet energjia elektrike në të gjithë qytetin e Pogradecit dhe në Njësinë Administrative Buçimas, për shkak të një defekti në nënstacionin elektrik.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 16:00 deri në orën 18:00.
Ndërsa gjatë kësaj kohe do të kryhen punimet për riparimin e avarisë.
OSHEE shprehet se kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Burimi: botasot.info


